Eroll Salihu sqaron pse klubet s’kanë të drejtë të marrin pjesë në Komitet Ekzekutiv të FFK-së - Gazeta Express
string(93) "eroll-salihu-sqaron-pse-klubet-skane-te-drejte-te-marrin-pjese-ne-komitet-ekzekutiv-te-ffk-se"

Eroll Salihu sqaron pse klubet s’kanë të drejtë të marrin pjesë në Komitet Ekzekutiv të FFK-së

Gazeta Express

14/02/2020 20:25

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka bërë të ditur se rregullat statutare s’ia lejojnë klubeve të Ipko Superligës së Kosovës të kenë përfaqësues në Komitetin Ekzekutiv të Federatës.

Skena e futbollit kosovar ka marrë mjaft shumë vëmendje në fillim të këtij viti kalendarik, përkundër që klubet kanë qenë në pushim dimëror dhe s’kanë zhvilluar ndeshje me karakter garues, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, jehonë të madhe kanë bërë mosmarrëveshjet mes disa klubeve të Ipko Superligës dhe kryesisë së Federatës së Futbollit të Kosovës gjatë zgjedhjes sëKomitetit të ri Ekzekutiv.

Prijësit e disa klubeve kanë kërkuar ndryshime statutare, kanë kërkuar të kenë përfaqësues në Komitet Ekzekutiv dhe kanë paralajmëruar se nëse Federata s’ia merr parasysh kërkesat, ata mund t’i bojkotojnë ndeshjet.

“Është e pamundshme të marrin pjesë klubet në Komitetin Ekzekutiv pasi që dihet se në nenin 20 përcaktohet që klubet, shoqatat, personat juridikë dhe fizikë dhe çfarëdo lloji grupi i asociuar në FFK duhet të jenë të nënshtruara dhe të njohura nga FFK-ja”, ka sqaruar Salihu në “Favorit”.

“Ky është parim universal. Nuk mund të vendosësh ti edhe për klub tëndin edhe për… ky është një lloj konflikt interesi, por nuk po hy aty. Nëse Kuvendi mendon ashtu dhe ajo nuk është në kundërshtim me rregullat e UEFA-s dhe FIFA-s, atëherë ne s’kemi asgjë kundër”.

“Por, duhet të kuptohet se ekzistojnë edhe Liga e Parë e Liga e Dytë. Shpesh dëgjojmë që investojnë shumë. Është gjynah të mos ia njohim njerëzve atë investim. Por, tash jemi në UEFA e FIFA. Klubet nuk mund të participojnë pothuajse asgjë në Federatë të Futboll, vetëm përfitojnë nga elementet e ndryshme të sponsorizmit”.

Më tutje, sa i përket bojkotimit të ndeshjeve, Salihu ka theksuar se tani që Kosova është pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s, Federata dhe klubet duhet t’i përmbahen rregullave të përcaktuara nga statutet. /Gazeta Express/