string(77) "ernest-muci-e-paralajmeron-largimin-nga-besiktasi-klubi-turk-ia-vendos-cmimin"

Futboll

Gazeta Express

12/06/2025 13:55

Ernest Muçi e paralajmëron largimin nga Besiktasi, klubi turk ia vendos çmimin

Futboll

Gazeta Express

12/06/2025 13:55

Situata te Besiktas vazhdon të jetë e tensionuar pas përfundimit të sezonit, dhe sipas mediave turke, disa lojtarë kanë filluar të reagojnë ndaj mesazhit të qartë të drejtuesve të klubit pas ndeshjes me Bodrumspor:

“Kushdo që dëshiron, mund të largohet.”

Një nga emrat më të përfolur është Ernest Muçi, mesfushori ofensiv shqiptar, i cili u transferua te gjigantët e Stambollit gjatë merkatos së janarit 2024 për një tarifë prej 10 milionë eurosh.

Sipas raportimeve, Muçi ka shprehur pakënaqësinë e tij, duke u ndier i “sulmuar” për performancën e ekipit, edhe pse kontributi i tij ishte i dukshëm në fushë.

Me 55 ndeshje, 11 gola dhe 4 asistime për Besiktas, Muçi besohet se i ka dërguar një mesazh klubit përmes agjentit të tij, ku ka deklaruar:

“Nuk dua të qëndroj aty ku nuk më duan. Më jepni tarifën e transferimit dhe do të largohem.”

Në përgjigje, drejtuesit e klubit i kanë bërë të ditur se janë të gatshëm të pranojnë largimin e tij nëse paraqitet një ofertë prej 12 milionë eurosh, ndërkohë që raportohet se ekziston hapësirë për negociata rreth kësaj shifre, përcjell Top Channel.

Muçi ishte një nga blerjet më të bujshme të sezonit për klubin bardhezi, por situata aktuale e brendshme dhe klima e pasigurisë duket se po e shtyjnë drejt një largimi të mundshëm këtë verë.