Ermali flet për Encën: Vajzë e mirë, kur vonohej na linte t’ja rrihnim shoferin! - Gazeta Express

Ermali flet për Encën: Vajzë e mirë, kur vonohej na linte t’ja rrihnim shoferin!

Rozë

Gazeta Express

26/01/2020 8:51

Aktori i humorit Ermal Mamaqi i ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” ka folur lidhur me rolin e këngëtares Enca në filmin e tij më të fundit “I love Tropoja”.

Ermali tregoi në studio se këngëtarja e kishte surprizuar për mirë pasi ishte treguar tejet bashkëpunuese dhe toleruese me skuadrën e xhirimit. Sigurisht që lëvdatat nuk kanë kaluar pa një batutë nga ana e aktorit. 

“Prisja Encën të ishte nga këto superstarët që thonë ua s’më pëlqen kjo, dua havjar, s’më pëlqen ky peshqiri. Ishte shumë bashkëpunuese, madje ka qënë gjithë kohën toleruese. Aq bashkëpunuese sa një ditë që u vonua shoferi i saj na la ta rrifnim pa problem fare,”-tha Ermali./dosja