Ermal Mamaqi vjen me disa këshilla për Donaldin dhe Borën - Gazeta Express
string(57) "ermal-mamaqi-vjen-me-disa-keshilla-per-donaldin-dhe-boren"

TV/Film

Gazeta Express

14/04/2022 22:25

Ermal Mamaqi vjen me disa këshilla për Donaldin dhe Borën

TV/Film

Gazeta Express

14/04/2022 22:25

Ermal Mamaqi pas karrierës së tij prej aktori, show-meni dhe së fundmi edhe ligjërues i mendimit pozitiv, në një intervistë ka folur për atë se ai është duke e shkruar një libër të ri.

Në këtë intervistë, aktori është pyetur edhe për një situatë kur ai pa pritur ishte gjendur në trekëndëshin e përfolur të mediave, Beatrix-Donald dhe Bora.

Lexo Edhe:

Gazetari ka kërkuar nga Ermali se cila do të ishte këshilla e tij për këtë treshe, por që ai ka folur vetëm për Donaldin dhe Borën.

Ermali ka këshilluar Donaldin që të “stabilizohet me ndjenjat” ndërkaq Bora Zemanit që “ti kushtojë pak më shumë kohë anës fizike” pasi që sipas tij ajo “lodhet shumë duke punuar”.

“Nuk do të ngatërrohem më me këto gjëra në televizion, do i këshilloja ti kushtonte më shumë kohë qetësisë fizike se punon non-stop çdo ditë”.

Ermali po ashtu ka treguar se planifikon që Borës t’i jap rol në filmin e tij më të ri. /GazetaExpress/