Ermal Mamaqi: “Më mirë të fshish lotët me 500 euro se sa me biletën e autobusit!” - Gazeta Express
string(77) "ermal-mamaqi-me-mire-te-fshish-lotet-me-500-euro-se-sa-me-bileten-e-autobusit"

Yjet

Gazeta Express

03/11/2025 19:46

Ermal Mamaqi: “Më mirë të fshish lotët me 500 euro se sa me biletën e autobusit!”

Yjet

Gazeta Express

03/11/2025 19:46

Aktori dhe sipërmarrësi rrëfen me humor ndryshimin e jetës së tij nga “Portokalli” deri te bizneset milionëshe

Ermal Mamaqi, një prej emrave më të njohur të showbizit shqiptar, ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” në Top Albania Radio, ku zhvilloi një bisedë pa filtra me moderuesin Ronaldo Sharkën, mes batutave, reflektimeve dhe kujtimeve nga fillimet e tij në skenë.

Gjatë intervistës, Ronaldo solli në vëmendje daljet e para të Mamaqit në spektaklin e humorit “Portokalli”, duke e ngacmuar me humor për pamjen e tij të dikurshme:

Ronaldo: “Është ajo shprehja që përdoret nëpër meme: ‘Ti nuk je i shëmtuar, ti je thjesht i varfër’. Për t’u bërë pak i keq, po shihja daljet e tua të para në ‘Portokalli’, nuk shiheshe me sy.”

Ermal: “E di (qesh). Unë nuk e kuptoj Amin.”

Moderatorit i vijoi batutën duke përmendur bashkëshorten e tij, Amin, e cila, sipas tij, duhet ta ketë parë energjinë e tij që në fillim:

Ronaldo: “Nuk e di si u dashurua me ty, ndoshta ta ka ndierë energjinë që asaj kohe. Dhe të shoh ty tashmë në studio, je tjetër njeri komplet. Paraja të bën të bukur.”

Ermal: “Po, të bën. Dhe siç e themi shpesh, është më mirë t’i fshish lotët me 500 euro nga sedilia e një Ferrari, se sa me biletën e autobusit.”

Kjo deklaratë plot humor ka bërë menjëherë xhiron e rrjeteve sociale, ku fansat kanë reaguar me të qeshura dhe komente të ndryshme, duke theksuar mënyrën karakteristike të Mamaqit për t’i kthyer çdo situatë në batutë.

Nga “Portokalli” te sipërmarrja dhe kinemaja

Mamaqi, i cili nisi karrierën e tij si humorist në vitet 2000, është sot një nga personazhet më të shumëdimensionuar të showbizit shqiptar. Përveç aktrimit dhe televizionit, ai ka ndërtuar një perandori biznesi që përfshin prodhimin e filmave, eventet, trajnimin motivues dhe investimet në pasuri të paluajtshme.

Filmat e tij, si “I Love Tropoja”, “Dy Gisht Mjaltë” dhe “Baby”, kanë thyer rekorde shikueshmërie në kinematë shqiptare dhe rajonale. Ndërkohë, përmes platformës së tij “Ermal Mamaqi Academy”, ai ka zhvilluar trajnime për qindra sipërmarrës të rinj, duke promovuar filozofinë e suksesit personal dhe profesional.

“Humori është arma ime, por disiplina më ndryshoi jetën”

Në intervista të tjera, Mamaqi ka treguar se transformimi i tij fizik dhe profesional erdhi si rezultat i disiplinës, leximit dhe punës së përditshme. Ai është shprehur shpesh se “suksesi nuk ka lidhje me fatin, por me zgjedhjet e përditshme”.

Deklarata e tij e fundit në “Live From Tirana” është pritur si një tjetër “perlë mamaqiane” — një përzierje e humorit me filozofinë e jetës që e ka karakterizuar gjithmonë. /GazetaExpress/