Eris Abedini nuk është më pjesë e skuadrës së Ballkanit. Klubi nga Suhareka njoftoi zyrtarisht largimin e tij të martën në mbrëmje.
“Në emër të klubit, falënderojmë Abedinin për kontributin e dhënë gjatë periudhës që ishte pjesë e jona. Me profesionalizmin, përkushtimin dhe energjinë që tregoi në fushë, ai ishte një vlerë e shtuar për ekipin tonë”, thuhet në njoftim.
Abedini iu bashkua Ballkanit në korrik të vitit të kaluar, pas një karriere të zhvilluar në Zvicër te klubet si Xamax, Winterthur, Chiasso, Wil dhe Lugano. Ai gjithashtu ka qenë pjesë e Granadës në Spanjë, megjithëse nuk arriti të debutojë me ekipin e parë.
Ish-kapiten i përfaqësueses U21 të Kosovës, Abedini ka regjistruar edhe një paraqitje me ekipin A të Kosovës.