Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka paraqitur një rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kundërshtuar masën e sigurisë “arrest në burg” që e mban pas hekurave që prej 10 shkurtit 2025.
Veliaj kërkon zëvendësimin e masës me një më të butë sigurie dhe që procesi ndaj tij të vijojë në gjendje të lirë. Ai ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura nga SPAK, i cili vetëm një ditë më parë mbylli hetimet dhe dërgoi çështjen për gjykim, duke renditur ndaj tij 13 akuza, mes të cilave 9 raste korrupsioni.
Ky është rekursi i dytë që Veliaj depoziton në Gjykatën e Lartë, duke kundërshtuar vazhdimin e masës shtrënguese të arrestit në burg, të caktuar me vendim të GJKKO-së pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.
Këtë vjeshtë, çantat Lucky Bees janë aksesorët që çdo grua duhet t’i ketë. Me modele tote, crossbody dhe shpine,...