Erion Veliaj kërkon lirimin, caktohet data kur do të shqyrtohet kjo në Gjykatën e Lartë - Gazeta Express
string(86) "erion-veliaj-kerkon-lirimin-caktohet-data-kur-do-te-shqyrtohet-kjo-ne-gjykaten-e-larte"

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 13:14

Erion Veliaj kërkon lirimin, caktohet data kur do të shqyrtohet kjo në Gjykatën e Lartë

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 13:14

Gjykata e Lartë në Shqipëri ka caktuar datën 2 tetor, ora 13:35, për të shqyrtuar kërkesën e bërë nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, për ndryshim të masës së sigurisë “arrest me burg”.

Dokumentacioni për rekursin është regjistruar në Gjykatën e Lartë në datën 10 shtator dhe do të shqyrtohet brenda afateve ligjore.

Ndërkohë, këtë të enjte, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hedhur shortin për çështjen penale ndaj Veliajt dhe 29 të pandehurve të tjerë. Si gjyqtare për seancën paraprake është caktuar Etleva Deda.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ngritur një numër të konsiderueshëm akuzash ndaj kryebashkiakut të Tiranës, 13 akuza, mes të cilave korrupsion pasiv, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Gjithashtu, edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, përballet me 11 akuza penale në të njëjtën dosje.