Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erjon Alibej, ka vijuar këtë të martë dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke zbuluar detaje të reja rreth vrasjes së Bujar Çelës, vëllait të të shumëkërkuarit Talo Çela.
Alibej përshkroi me hollësi planifikimin dhe përfshirjen e disa personave në ekzekutimin e Çelës, ndërsa nuk munguan as ndërhyrjet ironike nga të pandehurit e tjerë në sallë.
Ai rrëfeu se vrasja u organizua pas një sërë përpjekjesh të dështuara dhe në vrasje u përfshinë “çunat e Fushë-Krujës”, Enver Diva dhe Besian Xhixha.
Alibej rrëfen se lajmin për vrasjen e Çelës ia dha Nuredin Dumani, i cili i shkrojti “Mbaroi Bujari.
Erjon Alibej: Bujar Çela ishte njeriu më i afërt i Talo Çelës. Pas vrasjes së Emiljano Ramazanit, vendosa që armën e krimit ta vendosnim te shtëpia e Bujar Çelës. Xhuljani me jepte informacione.
Ndërhyn Xhuljan Hoxha nga kafazi: Unë kam qenë në shtëpi. I sigurt qe ke folur me mua o Tomaso Busheta… (Tommaso Buscetta një mafioz italian dhe bashkëpunëtor i drejtësisë).
Erjon Alibej: Për Bujarin vendosëm ta ekzekutonim. Si fillim u angazhua Skerdi Tase për ta ekzekutuar dhe Henrik Hoxha. E morën si punë, u angazhuan të dy. U morën disa ditë rresht per ekzekutimin e Bujar Çelës. Nuk e kuptova pse u tërhoqën, as sot e kësaj dite nuk e kam kuptuar pse nuk e vranë. Informacionet për Bujarin unë i kisha të gjitha, përveç informacioneve qe kishte Nuredini nga Eljo Bitri.
Nuk u arrit në atë periudhë, pastaj Bujari u mor me Abedin Mamen. Më pas, sa i përket ditës së ekzekutimit të Bujarit, u angazhuan ditë përpara çunat e Fushë Krujës, Besi dhe Veri (Besian Xhixha dhe Enver Diva). Çunat e Fushë Krujës, ditën e ekzekutimit, kanë ardhur me një Renault ngjyrë qumështi, me atë erdhën nga Fushë Kruja. Kanë pritur njëherë te shtëpia e Bujarit, një komshi i pa dhe ata u tërhoqën. U larguan nga zona aty dhe më pas u afruan te lokali ku ishte Bujari. Pasi kanë mbaruar veprimin, më ka shkruajtur Nuredini në sekond që “mbaroi Bujari”. Makinat u larguan njëkohësisht, Renaulti u dogj, më pas me makinën E Class shkuan për Fushë Krujë.
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...