Erikseni rikthehet në Inter javën e ardhshme - Gazeta Express
string(44) "erikseni-rikthehet-ne-inter-javen-e-ardhshme"

Futboll

Gazeta Express

28/07/2021 15:54

Erikseni rikthehet në Inter javën e ardhshme

Futboll

Gazeta Express

28/07/2021 15:54

Mesfushori danez i Interit, Christian Eriksen, do të rikthehet në Milano javën e ardhshme ku do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore në zemër.

Erikseni do të jetë në Milano deri në fund të javës së ardhshme, përveç se ndodh ndonjë befasi apo ndryshim plani, sipas mediave italiane, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ish-ylli i Tottenhamit, i cili pësoi arrest kardiak në fushë në ndeshjen hapëse të Danimarkës në Euro 2020, mezi pret të takohet me bashkëlojtarët e vet në Inter.

Sky Sport Italia raporton se ai do t’i nënshtrohet një kontrolli të ri dhe të saktë të zemrës sapo të kthehet në klub dhe synimi kryesor i tij është të hetojë se çfarë ia shkaktoi arrestin kardiak më 12 qershor.

Pas kontrolleve dhe ekzaminimeve në zemër, do të vendoset se a është e mundur që ai të rikthehet në fushën e futbollit në Itali./Gazeta Express/