Eriksen përfundon testet mjekësore te Interi - Gazeta Express
string(44) "eriksen-perfundon-testet-mjekesore-te-interi"

Eriksen përfundon testet mjekësore te Interi

Gazeta Express

27/01/2020 19:15

Christian Eriksen ka kompletuar testet mjekësore në qendrën CONI në Milan derisa ka përshëndetur fansat e tij nga dritorja

Eriksen arriti në Milano këtë mëngjes para se të bëj testet mjekësore në Nerazzurri pasi që Interi është pajtuar të paguaj 20 milionë euro për danezin.

Lexo Edhe:

Ai i ka kompletuar testet mjekësore kurse tani pritet që të bëhet zyrtarizimi i tij.

Eriksen është përshëndetur nga rreth 50 fansa të Interi derisa ai bënte testet mjekësore dhe është parë në një dritore ku i ka përshëndetur me dorë këtë grup.

Mesfushori pastaj ka bërë një video ku kaltërzinjtë broharsin emrin e tij.

Eriksen mund ta bëj debutimin e tij me Interin në ndeshjen e radhës së Serie A kundër Udinese të dielën, pasi që ndeshja kundër Fiorentinas që luhet të mërkurën në Coppa Italia është shumë herët për të. /GazetaExpress/