Eriksen kërkon ekip të ri - Gazeta Express
string(25) "eriksen-kerkon-ekip-te-ri"

Eriksen kërkon ekip të ri

Gazeta Express

03/12/2019 15:59

Mesfushori danez pritet të largohet nga Tottenhami në afatin kalimtar të janarit. Atë e duan në Serie A, por Eriksen e preferon La Ligan

Christian Eriksen e ka ndarë mendjen: mesfushori danez pritet të largohet nga Tottenhami gjatë janarit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Futbollisti kreativ është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës në Londër, por duket se do të largohet para përfundimit të saj.

Kjo i konvenon edhe nënkampionit evropian, pasi gjatë verës së ardhshme mund ta humbasë lojtarin pa para.

Eriksen e kishte shprehur dëshirën e largimit edhe gjatë verës që shkoi, por në fund nuk kishte diçka konkrete.

As arritja e trajnerit Jose Mourinho nuk ka bërë që futbollisti ta ndërrojë mendjen e largimit.

Eriksenin e duan në Itali, Juventusi dhe Interi, por preferencë e tij mbetet La Liga, ku flitet se e monitoron Real Madridi. /Gazeta Express/