Eric Garcia mori lajmin për vdekjen e gjyshit pak para ndeshjes me Atleticon, por zgjodhi të luante - Gazeta Express
string(98) "eric-garcia-mori-lajmin-per-vdekjen-e-gjyshit-pak-para-ndeshjes-me-atleticon-por-zgjodhi-te-luante"

Futboll

Gazeta Express

07/04/2026 8:44

Eric Garcia mori lajmin për vdekjen e gjyshit pak para ndeshjes me Atleticon, por zgjodhi të luante

Futboll

Gazeta Express

07/04/2026 8:44

Mbrojtësi i Barcelonës, Eric García, ka kaluar momente të vështira emocionale pak para përballjes ndaj Atlético Madrid.

Sipas raportimeve të DAZN, futbollisti katalanas mori lajmin për ndarjen nga jeta të gjyshit të tij në momentin kur skuadra ishte në autobus, duke u nisur drejt stadiumit.

Në ato çaste, García zbriti nga autobusi për të folur në telefon, ndërsa emocionet e forta ishin të dukshme.

Situata nuk kaloi pa u vënë re nga trajneri i Barcelonës, Hansi Flick. Tekniku gjerman, sapo e pa lojtarin në atë gjendje, ndaloi gjithçka, zbriti nga autobusi dhe i qëndroi pranë, duke e përqafuar dhe duke biseduar me të në një moment tejet të ndjeshëm.

Pavarësisht dhimbjes së madhe personale, Eric García mori një vendim të fortë: të qëndrojë me skuadrën dhe të zbresë në fushë për të ndihmuar Barcelonën në kërkim të fitores.

Advertisement
Advertisement
Advertisement