Eri tregon skandalin e Për’puthën: Të gjitha gocat në lidhje dashurie jashtë emisionit, Lediana e Ana 2 sigurt - Gazeta Express
string(107) "eri-tregon-skandalin-e-perputhen-te-gjitha-gocat-ne-lidhje-dashurie-jashte-emisionit-lediana-e-ana-2-sigurt"

Eri tregon skandalin e Për’puthën: Të gjitha gocat në lidhje dashurie jashtë emisionit, Lediana e Ana 2 sigurt

TV/Film

Gazeta Express

19/03/2021 21:06

Konkurrenti i Për’puthen Eri ka qenë i ftuar eksklusiv në emisionin Express Rozë që transmetohet në T7

Eri është larguar nga “Për’puthen dhe ai ka qenë tepër i hapur në intervistën e tij për të gjitha prapaskenat që ndodhin gjatë dhe pas këtij emisioni.

Lexo Edhe:

Ai ka folur edhe për konkurrentët e tjerë që janë në shtëpi e që kanë lidhje jashtë emisionit, apo edhe kanë qenë të fejuar më parë.

“Të gjitha gocat, në përjashtim të Sarës për të cilën mendoj se nuk ka lidhje. Gocat tjera, të gjitha i ke të lidhura dhe dashtë zoti që ti shoh përballë dhe ti fotografoj sepse jeta të bashkon, nëse jo sot do na bashkojë jashtë emisionit”, ka thënë Eri.

Sipas tij, do të ndodh që pas emisionit publiku ti urrej këta konkurrent e jo sikurse i ka qejf tani.

I pyetur se cila nga vajzat ka të dashur jashtë, Eri ka qenë tepër i sigurt për Ledianën.

“Për Ledianën ta jap kështu, e ka jashtë shtetit. Edhe Ana, kjo dyshi e kupton, edhe Ana 2 është e lidhur, madje ka kohë me atë çunin, 2-3 vjet bilës. Por, këtu vinë në Për’puthën me marrë famë, andaj unë u acaroja sepse unë dilja me një femër, sillu mirë, sillu romantik, etj etj dhe në fund bënte sikurse nuk të ka qejf”.

Derisa për djemtë ai ka thënë se mund të kenë lidhje jashtë por më shumë aventura. /GazetaExpress/