Erëra të forta me shpejtësi deri në 120 km/orë janë regjistruar në Zagreb këtë të premte. Për shkak të kushteve të motit, u pezullua mësimi në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme.
Dëme të shumta materiale janë të dukshme në të gjithë qytetin, me pemë të rrëzuara, shtylla ndriçimi të dëmtuara, dhe po ashtu të dëmtuara kanë mbetur çatitë e ndërtesave si dhe automjetet e parkuara anash rrugëve.
Erërat e forta në kryeqytetin kroat dëmtuan edhe linjat e tramvajit.
Ka patur ndërprerje të transportit hekurudhor, me disa linja të mbyllura dhe me një tren që ka dalë nga shinat. Në bord kishte rreth 40 pasagjerë, dhe sipas informacionit fillestar, tre prej tyre u plagosën lehtë.
Për shkak të borës, janë në fuqi kufizime për lëvizjen në rrugë të kamionëve me rimorkio dhe traktorëve.
Erëra të forta po fryjnë gjithashtu përgjatë bregdetit kroat, ndërkohë që reshjet e mëdha të dëborës kanë sjellë bllokim të automjeteve nëpër autostrada.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...