Erë e fortë dhe det i trazuar në Durrës, vonesa në lundrim - Gazeta Express
string(59) "ere-e-forte-dhe-det-i-trazuar-ne-durres-vonesa-ne-lundrim-1"

Lajme

Gazeta Express

05/01/2026 10:51

Erë e fortë dhe det i trazuar në Durrës, vonesa në lundrim

Lajme

Gazeta Express

05/01/2026 10:51

Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar për ndryshime në lundrimet e trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas, si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike gjatë mbrëmjes së 4 janarit 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, një nga dy tragetet e planifikuara për nisje drejt Barit nuk arriti të lundrojë për shkak të motit të keq. Udhëtarët e prekur nga kjo situatë janë asistuar nga kompanitë përkatëse të lundrimit, të cilat kanë marrë masa për ridrejtimin e tyre me nisjet pasuese.

Autoriteti Portual ka bërë të ditur edhe situatën aktuale të lëvizjes së trageteve për ditën e sotme. Trageti “Rigel VII” mbërrin në Portin e Durrësit në orën 11:00 dhe do të niset në orën 13:00. Ndërkohë, “Rigel V” pritet të mbërrijë rreth orës 15:00 dhe të niset rreth orës 23:00, ndërsa “Rigel III” parashikohet të mbërrijë rreth orës 21:00 dhe të niset pas mesnatës.

Sa i përket tragetit “GNV Cristal”, ai është zhvendosur nga kalatat 7 dhe 8 në orën 07:05 dhe ka akostuar në Terminalin e Trageteve në orën 07:20, me nisje të planifikuar në orën 23:00.

Autoriteti Portual Durrës thekson se po vijon monitorimin e vazhdueshëm të situatës meteorologjike dhe të lëvizjes së mjeteve detare, në bashkëpunim me kompanitë lundruese dhe autoritetet përgjegjëse, me qëllim garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së operacioneve portuale.

Advertisement
Advertisement
Advertisement