string(75) "erdogani-thote-se-kane-zbuluar-nje-rezerve-te-re-gazi-natyror-ne-detin-e-zi"

Lajme

Gazeta Express

17/05/2025 17:48

Erdogani thotë se kanë zbuluar një rezervë të re gazi natyror në Detin e Zi

Lajme

Gazeta Express

17/05/2025 17:48

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se Turqia ka zbuluar një rezervë të re prej 75 miliardë metra kub (bcm) gazi natyror gjatë punimeve të shpimit në Detin e Zi.

“Me këtë zbulim, do të përmbushim nevojat për gaz natyror të familjeve turke për 3.5 vjet,” tha Erdogan gjatë një aktiviteti në Stamboll, raporton Reuters, përcjell Gazeta Express.

Zbulimi, i cili ka një vlerë ekonomike rreth 30 miliardë dollarë, u bë në pusin Goktepe-3 në një thellësi prej 3,500 metrash, shtoi ai.

Prodhimi ditor i gazit natyror në fushën kryesore Sakarya të Turqisë në Detin e Zi ka arritur në rreth 9.5 milionë metra kub, ndërkohë që vendi po rrit ambiciet energjetike si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Turqia, e cila importon mbi 90% të nevojave të saj për energji, po përpiqet të ulë varësinë nga importet dhe të rrisë sigurinë e furnizimit duke zhvilluar burimet vendore dhe zgjeruar partneritetet ndërkombëtare në fushën e kërkimit të naftës dhe gazit.