Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi se nuk do të ishte e mundur të flitet për një plan kohor se sa do të zgjasë lufta në Ukrainë dhe kur do të përfundojë ajo dhe se “vetëm dy liderët mund të thonë se sa do të zgjasë lufta”, transmeton Anadolu.
“Unë nuk isha i suksesshëm në bisedime me Putinin dhe nuk mund t’i bëja ato të tërhiqen nga Krimea. Mendoj se kjo nuk do të jetë e mundur tani. Unë mendoj se vetëm koha do të tregojë këtë. Vetëm dy liderë mund të thonë se sa do të zgjasë lufta”, tha ai.
Erdogan në New York ku shkoi për Asamblenë e 78-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), iu përgjigj pyetjeve në lidhje me axhendën si i ftuar i kanalit amerikan PBS.
I pyetur nëse Turqia është gati të heqë dorë nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian (BE), Erdogan tha vendi i tij u kushton rëndësi vendimeve të BE-së.
“Nëse BE-ja merr vendim pozitiv, ne do ta mirëpresim atë. Turqia është lënë në derën e BE-së për 50 vitet e fundit. Ne kemi qenë gjithmonë një vend i vetëmjaftueshëm. Asnjëherë nuk kemi patur nevojë për kontribute apo mbështetje nga BE-ja. Nuk kemi nevojë për këtë”, tha ai.