Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve që e shoqëronin në fluturimin e kthimit nga Azerbajxhani, lidhur me blerjen e avionëve F-35 nga SHBA dhe qëndrimin e Greqisë lidhur me këtë çështje.
Sipas mediave të huaja, Presidenti turk argumentoi se “shqetësimi i Greqisë për hapat që kemi ndërmarrë në sektorin e mbrojtjes është i papërshtatshëm dhe i pakuptimtë”, duke thënë se “Turqia nuk përbën kërcënim për asnjë vend që nuk kërcënon sigurinë dhe interesat e tij dhe nuk demonstron një qëndrim armiqësor ndaj tij”.
Ai përmendi gjithashtu se diskutoi çështjen e F-35 me Donald Trump në takimin e tyre në margjinat e Samitit të fundit të NATO-s dhe shtoi se shpresonte se Presidenti amerikan do t’i qëndrojë besnik marrëveshjes që ata bënë për këtë çështje.
Erdogan shtoi se shpresonte se dorëzimi gradual i F-35 në Turqi do të ndodhte gjatë mandatit të tij, shkruan A2 CNN.
“Ne duam F-35 kryesisht për sigurinë tonë. Çështja e F-35 nuk është vetëm një çështje teknologjie ushtarake për ne, por edhe një çështje bashkëpunimi të fortë në nivel ndërkombëtar, siç është NATO. Sigurisht, kjo çështje na dha mundësinë të përshpejtojmë përpjekjet tona në industrinë e mbrojtjes. Forcimi i infrastrukturës sonë mbrojtëse nuk përbën kërcënim për askënd. Sidomos për miqtë dhe aleatët tanë.
Në Samitin e fundit të NATO-s, u mor vendimi për të rritur shpenzimet e mbrojtjes të aleatëve. Domethënë, u mor vendimi që ‘vendet e NATO-s duhet të forcojnë infrastrukturën e tyre mbrojtëse, për të mbuluar nevojat e tyre, në mënyrë që edhe mbrojtja e NATO-s të forcohet’. Prandaj, shqetësimi i Greqisë për hapat që kemi ndërmarrë në sektorin e mbrojtjes është i pavend dhe i pakuptimtë.
Turqia nuk përbën kërcënim për asnjë vend që nuk kërcënon sigurinë dhe interesat e saj dhe nuk demonstron një qëndrim armiqësor ndaj saj. Përkundrazi, Turqia është një vend që bën çdo përpjekje për të siguruar paqen, qetësinë dhe sigurinë në rajonin e saj dhe në botë dhe është jashtëzakonisht e besueshme ndaj miqve të saj.
Nuk ka konflikt në mjedisin tonë që Turqia nuk do të përpiqej ta përfundonte në mënyrë paqësore. Ne diskutuam çështjen e F-35 midis nesh dhe po e monitorojmë atë. Unë besoj se zoti Trump do t’i qëndrojë besnik marrëveshjes që bëmë për këtë çështje. Unë besoj se dorëzimi gradual i F-35 në Turqi do të ndodhë gjatë mandatit të tij”, tha mes të tjerash Erdogan.
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), është një institucion mikrofinanciar në Kosovë, që do të përfitojë një kredi prej 10...