Erdogan i bashkohet takimit të Trumpit me presidentin e Sirisë - Gazeta Express
string(62) "erdogan-i-bashkohet-takimit-te-trumpit-me-presidentin-e-sirise"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2025 10:04

Erdogan i bashkohet takimit të Trumpit me presidentin e Sirisë

Lajme

Gazeta Express

14/05/2025 10:04

Donald Trump është takuar me presidentin e përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa, në Arabinë Saudite këtë mëngjes.

Takimit midis Donald Trump, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman dhe Ahmed al-Sharaa iu bashkua edhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan  nëpërmjet një lidhjeje video online, sipas agjencisë turke të lajmeve Anadolu.

Takimi i shkurtër mes Trumo dhe al-Sharaa erdhi pasi SHBA-ja hoqi sanksionet ndaj Sirisë. Trump tha se ky veprim është i dizajnuar për t’u “dhënë atyre një shans”.

Është hera e parë që udhëheqësit e të dy vendeve takohen që nga viti 2000, por dje zyra e Trump tha se do të ishte thjesht për të “përshëndetur”, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement