Erdogan e Trump flasin në telefon, mësohet se për çfarë biseduan - Gazeta Express
string(63) "erdogan-e-trump-flasin-ne-telefon-mesohet-se-per-cfare-biseduan"

Gazeta Express

23/05/2020 22:17

Erdogan e Trump flasin në telefon, mësohet se për çfarë biseduan

Gazeta Express

23/05/2020 22:17

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Donald Trump, ku kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale, veçanërisht lidhur me Sirinë dhe Libinë.

Drejtoria e komunikimeve pranë presidencës turke njoftoi se në bisedën telefonike, Erdogan dhe Trump janë pajtuar për të vazhduar bashkëpunimin politik dhe ushtarak për promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Lexo Edhe:

“U konfirmua se popujt tanë solidarizohen në luftën kundër pandemisë së koronavirusit”, thuhet në njoftim.