Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, pritet ta vizitojë Shkupin në periudhën e ardhshme. Siç mësohet, ai vjen në Shkup për vizitë zyrtare, por edhe për ceremoninë e hapjes së Xhamisë së re në lagjen Tophane të Çairit.
Xhamia u ndërtua me ndihmën e Fondacionit të Çështjeve Fetare të Turqisë.
Vizitën e Presidentit turk e konfirmoi sot edhe kryeministri Hristijan Mickoski.
“Në bisedat me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, e përcaktuam që këtë pranverë të mbahet takimi i parë, ku ai do të vijë në Shkup. Supozoj se vizita do të realizohet, në këtë moment nuk mund të them saktësisht kur dhe si, por e di që Turqia ka një ambasador jashtëzakonisht të mirë në Shkup, diplomat i nivelit të lartë, me të cilin kemi bashkëpunim të shkëlqyer dhe ai ka kontribuar në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Jam i bindur se ky takim i parë do të ndodhë shumë shpejt dhe do të kemi mundësinë dhe nderin që presidentin Rexhep Taip Erdogan ta presim në Shkup”, theksoi kryeministri Micskoski.
Me nënshkrimin e marrëveshjes për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral gjatë kësaj periudhe janë intensifikuar partneritetet në fusha të ndryshme – vuri në dukje kryeministri Micskoski.
Ai kujtoi se bashkëpunim i mirë midis dy vendeve ekziston edhe në turizëm, ku një numër i madh turistësh turq vizitojnë Maqedoninë, si dhe bashkëpunim ka edhe në arsim të lartë, pasi një numër i madh studentësh turq janë prezent në universitetet e vendit tonë.
tag_katrorimaqedoni_2