string(77) "erdogan-ben-thirrje-per-armepushim-ne-ukraine-bota-eshte-ne-nje-moment-kritik"

Lajme

Gazeta Express

16/05/2025 13:58

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Ukrainë: Bota është në një moment kritik

Lajme

Gazeta Express

16/05/2025 13:58

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bën thirrje për armëpushim në Ukrainë.

Gjatë fjalës së tij në samitin europian në Tiranë, Erdogan tha se bota është në një moment kritik dhe për këtë arsye liderët perëndimorë duhet të qendrojnë të bashkuar.

Fjalimi i plotë:

Do doja të falenderoja mikun tim të dashur Edi Rama dhe të gjithë ata që kanë kontribuuar për këtë samit.

Është e rëndësishme që të veprojmë të bashkuar. Për të tejkaluar krizën e besimit në arenën ndërkombëtare është e nevojshme që të krijohet arkitekturë e drejt.

Në këto kohë kritike ku diskutojmë të ardhmen e sigurisë europiane, përpjekjet e BE për të zhvilluar industrinë e mbrojtjes janë të dobishme. Ne besojmë se këto përpjekje duhet të përfshijnë edhe aleatë që nuk janë anëtarë të BE. Kjo do ishte në interes të sigurisë europiane.

Duhet të konsultohemi për hapat që garantojnë sigurinë tonë ekonomike.

Jemi në një moment kritik që armët të heshtin dhe paqja të vendoset në Ukrainë. Sot ashtu si në të shkuarën gjithë secili po kontribuon për të arritur armëpushimin.