string(100) "erdhi-per-festa-asamblisti-thote-se-vellai-i-tij-u-kthye-ne-gjermani-per-shkak-te-mungeses-se-rrymes"

Lajme

Gazeta Express

26/12/2024 10:42

‘‘Erdhi për festa’’ – Asamblisti thotë se vëllai i tij u kthye në Gjermani për shkak të mungesës së rrymës

Lajme

Gazeta Express

26/12/2024 10:42

Sedat Ismajli, asamblist në komunën e Ferizajt, përmes një shkrimi të bërë në rrjetin social në Facebook, ka thënë se vëllai i tij që kishte ardhur nga Gjermania për festën e Vitit të Ri, është detyruar të kthehet atje për shkak, siç ka thënë ai ‘‘katrahurës’’ së rrymës, shkruan Gazeta Express.

I njëjti ka shkruar edhe se kjo është thyerje shprese për mërgimtarët.

Postimi i plotë:

Vëllai erdhi nga Gjermania për festën e Vitit të Ri, por katrahura e rrymës e bëri të kthehej sot për në Gjermani, dhe së bashku me të edhe unë po shkoj me e festu atje.

Ende më e dhimbshme është kur deputetët e pozitës që vijnë nga Ferizaj tentojnë të hedhin fajin te kryetari i komunës më të suksesshme, Agim Aliu, i cili bëri thirrje për furnizimin me energji elektrike, pasi Ferizaj ka mbetur pa rrymë për ditë të tëra.

Çfarë thyerje shprese për këta vëllezër e motra që aq shumë i besuan këtij kryeministri! /GazetaExpress