Po e nisim edhe këtë muaj me oferta të jashtëzakonshme në BAU Market. Java e Maraklive sjell zbritje të mëdha dhe mundësi të shumta për me zbukuru edhe përmirësu çdo hapësirë që keni nevojë. Ky është muaji kur shtëpia merr frymë ndryshe, kur ambientet bëhen më të ngrohta e më funksionale, dhe kur çdo ide për ndryshim mund të realizohet me çmime shumë më të volitshme.
Nga data 29 Gusht deri më 7 Shtator, në të gjitha pikat e BAU Market: Prishtinë, Fushë Kosovë, Ferizaj, Prizren dhe Pejë, ju presin zbritjet e shumta në produkte dhe sektorë të ndryshëm. Gjeni gjithçka që ju duhet për shtëpi, zyre, kopsht, apo çdo ambient të jashtëm e të brendshëm të cilin keni dëshirë me mbushë me jetë. Qoftë mobilim i ri, dekor sezonal, pajisje praktike apo vegla për mirëmbajtje.
Për me përfitu nga zbritjet e Javës së Maraklive, ju duhet të pajiseni me kartelën e zbritjeve BAU Card. Nëse ende nuk e posedoni, mund ta merrni shumë lehtë dhe pa humb kohë në çdo pikë të BAU Market, pranë arkës. Me të, çdo blerje ju sjell kursim dhe përfitime shtesë.
Mos e le me t’ikë mundësia për me ble produkte me cilësi të lartë, me çmime të pakrahasueshme edhe me garancion për disa vite. Java e Maraklive është koha më e mirë për t’i dhënë vlerë çdo hapësire dhe për të investu në gjëra që i gëzoni gjatë gjithë vitit.
Shfletoni ofertën online dhe zbuloni shumë produkte të tjera në zbritje:
🔗 https://bit.ly/3HYVcKa
BAU Market
BAU Shembull