Era Istrefi drejt Festivalit të Këngës në RTSH 2025? Zërat po bëjnë bujë në rrjete sociale - Gazeta Express
string(89) "era-istrefi-drejt-festivalit-te-kenges-ne-rtsh-2025-zerat-po-bejne-buje-ne-rrjete-sociale"

Yjet

Gazeta Express

02/10/2025 22:44

Era Istrefi drejt Festivalit të Këngës në RTSH 2025? Zërat po bëjnë bujë në rrjete sociale

Yjet

Gazeta Express

02/10/2025 22:44

Edicioni i ardhshëm i Festivalit të Këngës në RTSH 2025, që tradicionalisht zgjedh përfaqësuesin e Shqipërisë në Eurovision, ende nuk ka publikuar listën zyrtare të artistëve pjesëmarrës.

Megjithatë, rrjetet sociale dhe rrethet artistike janë bërë vend për bastet e para dhe spekulimet mbi emrat e mundshëm.

Ditët e fundit, Era Istrefi është emri që po qarkullon më së shumti. Artistja me famë ndërkombëtare, e njohur për hitet që kanë kapërcyer kufijtë e Shqipërisë dhe Kosovës dhe kanë mbledhur miliona klikime, thuhet se është në bisedime me organizatorët e festivalit.

Burime pranë RTSH-së konfirmojnë se negociatat për një pjesëmarrje të saj janë në zhvillim e sipër, duke bërë që emri i Erës të jetë ndër më të përfolurit për këtë edicion.

Një pjesëmarrje e saj në Festivalin e Këngës nuk do të ishte vetëm një lajm i madh për fansat shqiptarë, por edhe një risi që do të sillte një atmosferë ndërkombëtare në garë.

Përveç fuqisë së saj të madhe në tregun global, Era do të sillte një rivalitet të fortë dhe surpriza të veçanta për publikun dhe jurinë.

Nëse konfirmohet pjesëmarrja e saj, kjo do të ishte një nga konkurrencat më të forta të Festivalit të Këngës në dekadat e fundit, duke ngjallur pritshmëri të madhe dhe spekulime për një mundësinë që Era të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025.

Ndjekësit e festivalit dhe të artistes janë në pritje të konfirmimit zyrtar, ndërsa rrjetet sociale tashmë janë mbushur me komente dhe emoji që shprehin entuziazmin dhe kuriozitetin për një performancë të mundshme të Era Istrefit në skenën më të rëndësishme muzikore shqiptare. /GazetaExpress/