Era dhe Buta kanë një lajmërim për ta bërë - Gazeta Express
string(42) "era-dhe-buta-kane-nje-lajmerim-per-ta-bere"

Muzike

Gazeta Express

04/11/2022 19:46

Era dhe Buta kanë një lajmërim për ta bërë

Muzike

Gazeta Express

04/11/2022 19:46

Pas këngës me Don Xhonin, Era Istrefi ka paralajmëruar një këngë të re me reperin tjetër kontrovers, Buta

Era Istrefi nuk e ka ndërmend që t’i ndal motorët.

Këngëtarja kosovare ka bërë një lajmërim të përbashkët sot në rrjetet sociale me Butën ku do ta sjell një këngë të re.

“5AM” duket se quhet kënga e tyre e re.

“Ne e dimë të gjithë që ju jeni duke e pritur këtë këngë me Buta. Le të ‘çmendemi’”, ka shkruar në anglisht Era.

Era këto ditë ra në vëmendje të mediave edhe për veshjen e saj për Halloween, ku këngëtarja ishte veshur si një lepurushe e revistës erotike Playboy, ndërkaq Buta ka filluar me një seri koncertesh që po i mban anekënd Kosovës dhe Shqipërisë.  /GazetaExpress/