Eqrem Kryeziu thumbon Isa Mustafën, e quan rrufjan e defatore - Gazeta Express
string(60) "eqrem-kryeziu-thumbon-isa-mustafen-e-quan-rrufjan-e-defatore"

Eqrem Kryeziu thumbon Isa Mustafën, e quan rrufjan e defatore

Gazeta Express

03/06/2020 18:41

Ish-zyrtari i LDK’së dhe ish-kreu i Komunës së Prizrenit, Eqrem Kryeziu, e ka thumbuar kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, pak orë pas votimit të suksesshëm të qeverisë së Kosovës që do të drejtohet nga Avdullah Hoti.

Kryeziu si gjithmonë në mënyrë artistike ka thumbuar kreun e LDK’së, duke ia përmendur Dardania Bankën dhe e ka quajtur edhe ‘defatore’.

Lexo Edhe:

Kryeziu gjithashtu e ka quajtur Isa Mustafën si ‘rrufjan’, që nënkupton dikë “që bëhet vegël e të tjerëve për qëllime të liga”.

Kjo nuk është hera e parë që Kryeziu thumbon kreun e LDK’së. Edhe më herët e kishte quajtur si defatore të Rrahaman Morinës.

Shkrimi i plotë:

Kurse unë në gëzimin tuaj,

Epigram tjetër do shkruaj

Në vetminë e madhe nga pandemia,

Më gjunjë iu luta Zanës Popullore,

“Ku është rrufjan’ i Bankës Dardania”?

“Lype, m’tha e lumja, tash si Defatore”