Epopeja e UÇK-së apo një milion e gjysëm të deportuar nën këtë luftë? - Gazeta Express
string(68) "epopeja-e-uck-se-apo-nje-milion-e-gjysem-te-deportuar-nen-kete-lufte"

Epopeja e UÇK-së apo një milion e gjysëm të deportuar nën këtë luftë?

Gazeta Express

04/05/2020 11:51

Madhështia anekdotike (por edhe më shumë) e serbëve si armik, në djallëzinë e tyre, në aftësinë e tyre etj, në të vërtetë janë frika jonë, e edhe respekti ndaj aftësisë së tyre për vrasje e dhunime. Në këtë, të jetuarit, ende mbyllur dhe izoluar në – misionin në të cilin sakrifikojmë edhe “shëndetin mendor” janë ankthi për të dalë jashtë traumës, e me këtë edhe jashtë luftës. Jashtë në liri. Jashtë në mirëkuptim. Gjë që e bën Ballafaqimi me të Kaluarën. E jo politika, apo pushteti i emërimit të gjërave të prekshme dhe jashtë – misionit tonë kolektiv si mekanizëm mbrojtës, për të krijuar pushtet

Shkruan: Ballsor Hoxha

Lexo Edhe:

Ne të gjithë e dimë se Balaj është dënuar. Por ne, aq më shumë, e dimë se lufta ka edhe ligjet, sjelljet, impulset dhe mekanizmat mbrojtës të saj. Por ne kemi harruar mekanizmin tonë esencial mbrojtës – misionin kolektiv për të mbijetuar, të mbetur në ne së paku që nga Lufta e Dytë Botërore. Me këtë vetëmbrojtjen. Me këtë sakrificën e edhe të realitetit dhe të “shëndetit mendor” për misionin. Problemi është nëse misioni ka përfunduar?

Monumenti më poshtë, megjithëse përpjekje për të simbolizuar USHTRINË kosovare, ai në të vërtetë, në latencë, është dhembja jonë për mungesën e luftëtarëve shqiptar në Kosovë. Apo, pavarësisht, sa herë e shohim, na kujtohet sa pak luftëtar ka pasur Kosova. Me gjithë numrin e veteranëve të regjistruar, Kosova ka pasur problem të madh të personave të gatshëm për të luftuar. Është fakt i ditur dhe i dokumentuar, brenda dhe jashtë Kosovës. Sidoqoftë.

Në gjendjen e pandemisë, krisje dhe krizë globale e përmasave biblike, gjë që ndryshon jetën e njerëzimit, ka pasur politikë përtej mundësisë së konsumimit të saj. Në këtë ka krisur prekja dhe përballja e pikës më të ndjeshme të tërë asaj që jemi, në krenari, në dhembje, në liri, në pavarësi – lufta jonë.

Kjo ka krisur të vërtetën, përhershmërinë e të vërtetës për madhështinë tonë, madhështinë e luftës sonë. Ashtu si e shohim veten. Por, në të vërtetë, jo edhe si na shohin të tjerët dhe si janë faktet.

Organizmi i shoqërisë, natyrshëm, ka filluar të krijoj dilemë dhe pyetje ndaj komplekseve tona, si të madhështisë, po ashtu edhe të pastërtisë sonë. Por si mund të ketë pastërti në luftë?

Në të vërtetë edhe pse në ankth ndaj kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare për kërkesat e saj (Gjykata Speciale), ne kemi pranuar fillimin e asaj që në tërë botën njihet si Koncepti i Ballafaqimit me të Kaluarën. Në të vërtetë, ne vet kemi filluar të nisim, krejtësisht – sui generis – siç edhe jemi, injorant ndaj vazhdimësisë së jetës në tërë globin, pa një organizim, Ballafaqimin me të kaluarën. Ballafaqimi me të kaluarën si koncept është i njohur qysh nga Lufta e Dytë Botërore në vatrat e pas luftërave, dhe përfshinë të gjitha aspektet e luftës. Në këtë përfshihet edhe hapja a plagëve/traumave kolektive, të shoqërisë, gjë tejet e ndjeshme dhe e rëndësishme.

1.

Me sa vijon është përpjekje për të krijuar arsyen, pse Ballafaqimi me të Kaluarën (Dealing With The Past) është jetik në pavarësimin nga lufta dhe në vazhdimin e jetës pas luftës. Në daljen nga lufta dhe nga trauma e saj.

Kur i shikon këto dy monumente kosovare njeriu, fjala e parë që vjen në mendje është – epope. Por epope në Kosovë ka qenë humbja, dështimi dhe dhembja e një milion e gjysmë shqiptarëve të deportuar. Thënë këtë, tani, kur i shikojmë edhe një herë këto pamje, a mund të pyetemi ku është krenaria, trimëria, madhështia e këtyre monumenteve? Sidomos përballë realitetit të luftës së kësaj dhe këtyre ushtarëve?

Fjala – epope, është edhe fjala më e përdorur lidhur me luftën e UÇK-së, e edhe sinonimi i saj. Ajo në përkthim do të thotë – ep. E kjo e dyta madhështi e fundme, përtej biblikes dhe përtej historisë dhe asaj që njeh njerëzimi. Por në “epopetë” e Kosovës nuk ka pasur më shumë se një qind ushtarë, rrallë herë mbrojtje të territorit dhe shumë herë “tërheqje taktike”.

Epope me popull që flinte në male, dhe të tjerë që iknin edhe në Islandë e edhe në Izrael.

Ky monument në simbolikën e madhështisë, e bën pikërisht të pamundshme çfarëdo dileme, dyshimi apo pyetje. Është përhershmëri. Është vetëm një e vërtetë. Pastërtia e lirisë sonë.

Deri këtu, nga këta shembuj, si në përhershmërinë e epopesë sonë/madhështisë sonë, deri këtu si në pastërtinë tonë/si në lirinë tonë, jemi njerëzit më të krisur, më megaloman, më të harruar në madhështinë tonë, dhe më të çmendur në lirinë e fituar nga ndihma e të shumtës së botës. Vetëm një pyetje e thjeshtë e vë këtë në pah: a është epope deportimi i mbi një milion e gjysmë shqiptarëve nga Kosova brenda dy muajve nga dy milion sa jemi? Apo disa luftime, të raportuara dhe të dokumentuara, sporadike dhe me disa qindra luftëtar?

2.

Ajo që mendohet me hapjen dhe diskutimin e plagëve të luftës, të kolektivit dhe të shoqërisë sonë, ajo që mendohet me Ballafaqimin me të Kaluarën, është kjo që u krahasua më lartë: glorifikimi i pakuptim dhe me këtë të jetuarit në luftë përgjithmonë, me realitetin e po të njëjtës. Pa dalë asnjëherë nga lufta (ankthi dhe paranoja e luftës që nuk ndalet dhe devijon realitetin). Pa u përballë me të vërtetën e realitetit të luftës. Të prekurit në tokë.

Hapja e plagëve, thënë më saktë traumës së luftës, në të vërtetë do të thotë së pari përkthim i epopeve dhe simbolikave paranoike dhe sidomos të dhembshme.

Epopetë, këto monumente, në përkthim thonë: kjo ishte sakrifica jonë me tragjedi epike. Këto glorifikime thonë për dhembjen reale dhe faktike të dhunës, viktimave dhe vuajtjeve, epike.

Në gjuhën e hapjes së traumave, ky është diversioni i tragjedisë, humbjes, dhembjes së pafund në glorifikim paranoik (qoftë edhe në gjuhë naive të “mbledhjes së beve atij që synon ta përsëris”). Kjo në të vërtetë është përmbledhja e misionit tonë kolektiv, qëndrueshmërisë sonë, së paku që nga Lufta e Dytë Botërore. Në të vërtetë akumulimi psikologjik i dhembjes dhe tragjedisë së pandalur në tërë përvojën tonë.

Në të vërtetë, sipas gjuhës së hapjes dhe diskutimit të plagëve dhe traumave, kjo simbolikë e “çmendur” është gjigantësia e ankthit dhe frikës së përsëritjes së saj. Përvojës së këtij ankthi. Humbjes nga kjo përvojë. Dhe respektit për këtë përvojë. Epopeja pra, e tërë Kosovës, në çdo fshat të saj, është respekti për përvojën, gjigantësia e epopesë, apo vetëm emërimit me kuptimin e saj sui generis është në raport të drejtë me trajtimin nga tërë bota ndaj nesh si – sui generis. Ne nuk jemi të “çmendur”. Ne edhe deportohemi në miliona nga dy milion sa jemi, por ne edhe frikësohemi nga këto.

Madhështia anekdotike (por edhe më shumë) e serbëve si armik, në djallëzinë e tyre, në aftësinë e tyre etj, në të vërtetë janë frika jonë, e edhe respekti ndaj aftësisë së tyre për vrasje e dhunime. Në këtë, të jetuarit, ende mbyllur dhe izoluar në – misionin në të cilin sakrifikojmë edhe “shëndetin mendor” janë ankthi për të dalë jashtë traumës, e me këtë edhe jashtë luftës. Jashtë në liri. Jashtë në mirëkuptim. Gjë që e bën Ballafaqimi me të Kaluarën. E jo politika, apo pushteti i emërimit të gjërave të prekshme dhe jashtë – misionit tonë kolektiv si mekanizëm mbrojtës, për të krijuar pushtet.