Epistula e javës/ Thomas Wolfe për Elizabeth Nowell, 29 korrik 1937 - Gazeta Express
string(65) "epistula-e-javes-thomas-wolfe-per-elizabeth-nowell-29-korrik-1937"

Arte

Gazeta Express

06/02/2026 15:17

Epistula e javës/ Thomas Wolfe për Elizabeth Nowell, 29 korrik 1937

Arte

Gazeta Express

06/02/2026 15:17

Thomas Clayton Wolfe (3 tetor 1900 –15 shtator 1938), shkrimtar amerikan. Wolfe është autor romanesh, shumica të botuara pas vdekjes së tij, tregimesh të shkurtra, pjesësh dramatike dhe novelash

29 korrik 1937 

Miss Elizabeth Nowell 

New York City 

E dashur Miss Nowell: 

Duket sikur askush nuk ka të drejtë përkitazi me Chickamuaga-n përveç teje dhe meje dhe mbase edhe ti je paksa i çuditshëm. Sidoqoftë do të marrim vesh ndonjë gjë rreth atyre mendjeve të mëdha që drejtojnë politikat editoriale që magazinave tona kryesore, apo jo? Letra e z. Hartman ishte posaçërisht freskuese. Është me interes të kuptohet se Scribner e ka në dorë “fiksionin” tim “të drejtpërdrejtë”, ngase nëse nuk gabohem nuk kam pasur asnjë pjesë fiksioni të drejtpërdrejtë te Scribneri prej tashmë tre vjetësh dhe vetëm një të çfarëdo lloji, që ishte Oktoberfest. Sidoqoftë, më vjen mirë të dëgjoj se Perkins ka qenë duke pritur me dëshirë të zjarrtë ta shohë dhe shpresoj që ajo dëshirë të mos shuhet papritur pasi ta ketë lexuar. Sa i përket ‘No More Rivers’, po e lë në dorën tënde vendimin për të. Dyshoj që do të jetë i pranueshëm për Colliersët dhe nëse ta kthejnë ty mund të bësh me të atë që mendon se është më së miri. Nuk e kam problem të bëj një grumbull prerjesh në interes të shkurtësisë dhe kondensimit, nëse kjo gjë ndih të përmirësohet dhe nuk e dëmton qëllimin e tij thelbësor, por nëse ajo që Post po mëton është vetëm një histori tjetër me djem çuna dhe vasha, nuk më duket se mund ta marrin këtë nga ‘No More Rivers’, përveçse duke e shkatërruar në masë të madhe gjithçka tjetër që përmban. 

Jam duke vazhduar me Ndejën te Jack, por po del të jetë punë tmerrësisht e komplikuar dhe e vështirë. Gjithsesi është interesante, por nëse punoj dhe e thur dhe e ripunoj gjatë dhe mjaftueshëm mund të kem diçka goxha të mirë. Tregu është çështje tjetër; plani im, pasi të futem në të, është të kem një seksion komplet të rendit shoqëror, një lloj sixhadeje të ndërthur nga afër nga jetët, mendimet dhe fatet e tridhjetë a dyzet njerëzve dhe e tëra e mbështjellë në strukturën e rrëfimit. Është një plan i përpunuar, duhet të jetë; është disi, ma ha mendja, prustiane, por kjo po ashtu duhet të bëhet dhe gjëja interesante rreth saj është vëllimi përnjëmend i madh i veprimit – ky veprim është i mbuluar, ndoshta jo i dukshëm në fillim, por nëse lexuesi do të mbahet mbas meje, nëse unë mund ta bart atë pas vetes atëherë ai veprim do të bëhet i dukshëm në kohën e mbarimit të rrëfimit. Pavarësisht të gjtiha sojeve të ndërprerjeve – ka pasur këtej luzma turistësh të etur të shikojnë kafshën, që nga gjykatësi deri te shitësi i hotdogëve – kam punaur goxha fort dhe shpresoj të kuptoj ku do të mbërrij pas dy javësh. Kam shijuar aktivitetet sociale, por shpresoj të pakësohen së afërmi. Më duhet të shkoj në Karolinën Jugore gjatë javës të takoj motrën time, pro do të kthehem të hënën në punoj. 

Moti është i mirë, fshati i bukur, po fle natën dhe mendoj se po ndihem më mirë se sa atëherë kur lashë Nju Jorkun para katër javësh. 

Planet e mia për të ardhmen janë ende të paqarta. Nuk e di se ku do të jem vitin tjetër as ku do të jetoj. E gjitha që shpresoj është të vazhdoj me punën time, të përfundoj diçka dhe disi të shmang mynxyrat shkatërruese të dy viteve të fundit. Mund të mos kthehem më kurrë në Nju Jork të jetoj dhe nëse do ta bëj këtë, atëherë do të hjetë nga nj kënd tjetër, me një plan të ri. Po e di se i kam jetuar përvojat e mia prej të riu në Nju Jork dhe e di se nuk duhet të përpiqem ta vazhdoj atë. Kjo verë është kohë pushimesh, kohë për të menduar dhe vendosur se çfarë dua të bëj. Kam frikë se mund t’i kem humbur disa prej njohjeve të vjetra; ka shumë frika tash, shumë zhgënjime dhe pakënaqësi. Sidoqoftë, çkado që të ndodhë, shpresoj të vazhdoj të punoj dhe të nxjerr ndonjë gjë. Më vjen keq që kemi qenë kaq të pafat me dy tregimet, por shpresoj të marr ndonjë lajm të mirë së shpejti. 

Ndërkohë, me urimet më të mira,

I juaji përgjithmonë

TW

/Marrë nga Thomas Wolfe, ‘Beyond Love and Loyalty – The Letters of Thomas Wolfe and Elizabeth Nowell’, The University of North Carolina Press, 1983

/Përkthimi: Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement