Epistula e javës / Stefan Zweig për Felix Braunin - Gazeta Express
string(47) "epistula-e-javes-stefan-zweig-per-felix-braunin"

Arte

Gazeta Express

22/07/2022 17:26

Epistula e javës / Stefan Zweig për Felix Braunin

Arte

Gazeta Express

22/07/2022 17:26

Si të gjithë shkrimtaret tjerë edhe Stefan Zweig  e donte shumë të shkruarit e letrave dhe sipas hamendesimeve të kritikeve ai gjatë jetës së tij kishte shkruar 30.000 deri ne 50.000 letra të cilat i ka publikuar Knut Beck tek Shtëpia Botuese “Fischerverlag”.

Të shkruarit e letrave Stefan Cvajg-ut i ka hyrë në punë për shumë arsye, ndër to, për të lidhur kontakte e miqësi të reja, për të hapur dyert e tij drejtë botës artistike letrare sepse përmes shkrimeve ai vinte deri të njohjet e afërta me personalitet  njohura të asaj kohe. Si për shembull  në rastin me Hermann Hessen dhe Sigmund Freudin që kanë çuar deri në miqësinë e tyre. Edhe me Roman Rolland ka shkëmbyer letra vazhdimisht para së të takohej me të.

Lexo Edhe:

Letrat e tij i kanë shërbyer me pas edhe për çështje biznesi sepse si autor i ri përmes letrave e zgjeronte kontaktin me gazetat dhe revistat, të të cilat do të botonte poezitë dhe shkrimet e tjera. Por mbi të gjitha S. Zweig i ka shfrytëzuar letrat e tij për të shprehur anën e tij me të ndjeshme, emocionet e tij, ndjenjat e intimitetin e tij në raport me të tjerët sidomos me gjininë e kundërt. Dhe krejt ne fund, letra për autorin e mirënjohur gjerman ka qenë nder format më të përdorura të tij gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore për të mbajtur kontakt me më të dashurit e tij sidomos pas arratisjes së tij ne Brazil.

Ne vitin 1939, më 16 tetor Stefan Zweig i shkruan Felix Braunit:

Ne jemi anomali të gjalla, të shkruar e menduar në një gjuhë, prej të cilës na kanë larguar, të jetuar në një shtet dhe të lidhur për fatit të tij, me të cilin nuk jemi edhe aq të lidhur por durojmë për të qëndruar. Hebre pa ndonjë besim religjioz, hebre pa vullnetin për të qenë të tillë, pacifiste të cilëve nuk u lejohet të kundërshtojnë kur armatosen dhe luftojnë të tjerët kundër “Përbindëshit”[1]. (…) Sa e thjeshtë do të ishte të ishe sionist ose

bolshevik ose ndonjë njëri tjetër i  vendosur, e jo që të tërhiqesh si një dërrasë e shtyrë në përrua, tashmë gjysmë të shtypur dhe të rraskapitur.

/Marrë nga: Stefan Cvajg, Briefe zum Judentum, 2020

/Përktheu: Ardiana Abazi

/Gazeta Express