Epistula e javës / Samuel Johnson për Lord Chesterfield-in - Gazeta Express
string(56) "epistula-e-javes-samuel-johnson-per-lord-chesterfield-in"

Arte

Gazeta Express

05/08/2022 16:58

Epistula e javës / Samuel Johnson për Lord Chesterfield-in

Arte

Gazeta Express

05/08/2022 16:58

Pak pasi e kishte filluar veprën kolosale me të cilën do të lidhej emri i tij, një ‘Fjalor të gjuhës angleze’ të bazuar në letërsinë më të mirë dhe të redaktuar plotësisht nga ai, (më vonë) doktor Samuel Johnson (1709-1784) botoi një pamflet që e ilustronte projektin, me qëllim që t’i bënte të interesoheshin për të patronët e mundshëm, me të cilëve Lord Chesterfield-in, të cilit iu drejtua posaçërisht.

Chesterfield, në atë kohë Philip Dormer Stanhope, konti i katërt i Chesterfieldit, shitej si diletant i ngritur, i interesuar posaçërisht në mbrojtjen e gjuhës angleze. Por kërkesës për financim nga ana e leksikografit aspirant i bëri llogarit si tregtar, përveç se, katër vjet më vonë, ndërmarrja tashmë në përfundim e sipër nisi të ngjallte interesimin e përgjithshëm, ai shkroi disa artikuj për ta rekomanduar dhe lavdëruar Johnsonin si diktator të gjuhës. Qëllimi i tij, bukur i qartë, ishte të shihte emrin e vet të lidhur me veprën, duke marrë kështu një meritë protektori, nëse jo edhe të vetë promotorit. Kjo shkaktoi indinjatën e Doktorit, i cili ia dërgoi një letër të destinuar të fitojë nam si manifestimi i parë i pavarësisë së shkrimtarit, që nuk varet më nga mecenatët, por vetëm nga favori i publikut.

Lexo Edhe:

LORD CHESTERFIELD-it

[7 shkurt 1755]

Shumë të Nderuarit Zot të Chesterfieldi-it

Milord,

kohëve të fundit më kanë ardhur lajme nga pronari i The World, se dy artikuj, në të cilët Fjalori im i rekomandohet publikut, janë shkruar nga zotëria juaj. Të jem i vënë në dukje është një nder që, duke mos qenë aq i prirë të marr favore nga të mëdhenjtë, nuk e di mirë si ta marr, si ta pranoj.

Kur, pas një inkurajimi të lehtë, erdha të vizitoja për herë të parë zotërinë tuaj, pata mbetur pa mend si e gjithë bota nga magjia e mikpritjes tënde dhe nuk më mbetej tjetër veçse t’i uroja vetes të mund të krenohesha me vainqueur du vainqueur de la terre; të mund të merresha në konsideratë nga ti, diçka për të cilën të tjerët rropateshin aq shumë; por nga vizitat e mia nuk është se mora zemër aq, kështu që as krenaria as modestia s’do më mundë të më bënin më të vazhdoja tutje. Duke qenë se e kisha apostrofuar zotërinë tuaj një herë në publik, mora vesh se e kisha harxhuar gjithë artin e pëlqimit në dispozicion të një studiuesi të izoluar dhe bukur larg oborreve. Kisha bërë aq sa mundesha; asnjë njeriu nuk i pëlqen ta shohë të injoruar tërësinë e tij, sado e vogël qoftë ajo.

Shtatë vjet, Milord, kanë kaluar tashmë, prej kur unë prita në dhomat tuaja të jashtme, apo qeshë përzënë nga dera juaj; e gjatë kësaj kohe e kam bërë punën time me këmbëngulje përmes vështirësive, për çka është e kotë të ankohesh, dhe e kam mbaruar, në prag të botimit, pa marrë asnjë ndihmë, pa asnjë fjalë inkurajimi, apo ndonjë buzëqeshje përkrahjeje. Nuk prisja të trajtohesha kështu, meqë s’kisha pasur kurrë më parë ndonjë patron.

Bariu i Virgjilit në fund e njohur Amorin dhe doli se ishte i lindur i shkëmbinjve nëntokësorë. Nuk patron, Milord, ai që e shikon me indiferencë njeriun që jep e merr në ujë për të shpëtuar dhe që kur ka arritur në breg, ia zë udhën? Vëmendja që keni pasur kënaqësinë t’ua kushtoni mundimeve të mia, po të kishte ardhur në fillim, do të kishte qenë e ëmbël; por ajo vëmendje u vonua deri në këtë kohë kur unë më veç jam indiferent dhe s’dua më ta shijoj; deri në këtë kohë kur unë jam vetmitar dhe nuk mund ta bashkëndaj më; deri në këtë kohë kur unë tashmë jam i njohur dhe s’kam më nevojë për të. Shpresoj të mos jetë një manifestim i një cinizmi të ashpër të mos pranoj detyrime aty ku s’kam pasur asnjë përfitim, apo të mos dua që publiku të më konsiderojë borxhli të një patroni për atë që providenca më ma ka mundësuar ta fitoj vetë.

Duke qenë se kam çuar përpara punën time deri këtu me kaq pak detyrime ndaj çfarëdo promotori të kulturës, nuk do të zhgënjehem nëse do të më duhet ta përfundoj duke pasur edhe më pak sish, nëse kjo do të jetë e mundshme; meqë prej kohësh jam zgjuar nga kjo ëndërr shprese, pas së cilës isha dhënë me aq entuziazëm dikur,

Milord,

më i përuluri i zotërisë suaj

shërbëtori më i devotshëm,

Sam. Johnson

/Përkthimi: Gazeta Express