Irène Némirovsky (Kiev, 11 shkurt 1903 – Auschwitz, 17 gusht 1942), ka qenë shkrimtare franceze me origjinë hebreje, viktimë e Holokaustit.
Irène Némirovsky për Claude Pierrey, 15 mars 1930
(Botuar në «Chantecler», më 22 mars 1930
Sapo e lexova intervistën me Claude Pierrey të botuar sot në «Chantecler»; më duket mjaft inteligjente dhe spirituoze. Megjithatë janë dy çështje me të cilat s’jam e pajtimit dhe do t’ju isha mirënjohëse nëse do të donit t’i korrigjonit:
E para: Më duket e pabesueshme që ju të keni besuar pa ju bërë syri tërr theshethemen e pakuptimtë sipas së cilës David Golderi na qenka një lloj galerie portretesh. Po e përsëris, deklaroj me zë të lartë: personazhet janë absolutisht imagjinare dhe s’kanë eksiztuar kurrë;
E dyta: E kam me patjetër, po aq, të përgënjeshtroj pohimet në lidhje me Gérard d’Houville që m’i atribuon gazeta juaj. Bëhet fjalë për një shkrimtare që s’kam nderin ta njoh personalisht, por që e adhuroj pa rezerva dhe ndonjë paramendim. Termin që Claude Pierrey përdor ndaj saj unë s’e kam shqiptuar kurrë.
Llogaris në korrektësinë tuaj për botimin e kësaj letre. Këmbëngul përnjëmend fort në këtë dhe ju falenderoj paraprakisht.
Irène Némirovsky
Claude Pierrey për Irène Némirovsky
(në «Chantecler», 22 mars 1930)
A mos rastësisht kam qëlluar në shenjë dhe kam prekur në një pikë posaçërisht të ndjeshme? «Reagimi» i Irène Némirovskyt duket se e konfimron këtë…
E para: E kam shkruar dhe po e përsëris: David Golder është një vepër e një fuqie të rrallë dhe e një cilësie të lartë. Po nëse për të pasur mirënjohjen e Irène Némirovskyt është e mjaftueshme të pajtojemi me tezën e saj, e bëj me shumë qejf;
E dyta: Në kompensim, një përgënjeshtrimi formal ia kundërvë një deklaratë formale. Nëse Irène Némirovsky kapet pas imagjinatës, nga ana ime unë kapem pas sinqeritetit. Nuk është në zakonin tim të tradhtoj këdo qoftë dhe, aq më pak, të mos kem guxim…
Claude Pierrey
/Marrë nga Irène Némirovsky, Lettere di una vita, Adephi, 2023
/Gazeta Express
NJOFTIM Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë ish punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore: Mulliri në Gorazhdec, KB Ponoshevci në...