Epistula e javës / Beckett-i George Reavey-t - Gazeta Express
string(42) "epistula-e-javes-beckett-i-george-reavey-t"

Arte

Gazeta Express

29/07/2022 17:05

Epistula e javës / Beckett-i George Reavey-t

Arte

Gazeta Express

29/07/2022 17:05

Samuel Beckett ka qenë njëri prej autorëve më të mëdhenj të letërkëmbimit të shekullit XX. Letrat e tij – për përfshijnë një periudhë gjashtëdhjetëvjeçare, nga 1929 deri më 1989 – përveç se janë të jashtëzakonshme për nga numri (më shumë se 15.000 sa janë gjetur dhe transkriptuar deri më tash) janë të tilla edhe për shkak të asortimentit dhe intensitetit

GEORGE REAVEY

Lexo Edhe:

LONDRA

8/10/32 Cooldrinagh

Foxrock

Konteja e Dablinit

I dashur Reavey,

faleminderit për letrën. Një nga këto dies diarrhoeae do ta gërmoj në kërkim të një poezie për ty. Ma ha mendja të jetë rasti i zakonshëm i dinjitetit dhe lavdisë. Sa shumë po pshurr. Më duket se e kam përfshirë dhe ruajtur Primrose Hillin dhe Crystal Palacen parë nga aty, si të isha Marcel Schwobi që rrëmon një mounier të kuq përmes një katarakti fillestar në një seancë të gjatë të trishtë që më bën nder.

Très émouvant. Aty gjenden edhe një bytha e një babuini dhe Daniel Defoe. Bashkekzistojnë bukur dashurisht.

Të gjitha Übersetzungen-at të pranuara me mirënjohje dhe të derdhura fluturimthi në belbëzime dablineze.

Romani s’po më ecën. Shkeleshko&Era e konsiderojnë të mrekullueshëm, por nuk mundeshin, hiç nuk mundeshin. Çmenduria Private Hogarth e refuzoi në stilin “Punch”. Cape ishte écoeuré me llullë dhe kardigan dhe Aberdeen Terrier-i i tij ra në ujdi me të. Grayson ia ka mbathur ose është pastruar. T’ia këputësh bolet shkelma, të gjithë janë mbi 66-shin e Curzon Street-it, W.l.

Do të jem këtu deri sa të plas, duke i dhënë biçikletës së një të huaji rrugëve të stilizuara.

Të fala të përzemërta Bronowskit nëse dhe kur; dhe thuaji se në Ampton Street kam kaluar ditë thjesht të mrekullueshme derisa një shkretan tjetër me një nevojë më urgjente se e imja nuk u përplas për një monedhe 5 sterlinash që sillej e pështillej në valixhen time Milner dhe – merre me mend – e mori. Ergo… Gjëra për t’i parë: Desmond Savage Hazlitt Lamb Wodehouse Milton Makepeace MacCarthye trumcakët në Spaniards.

Salut

Sam Beckett

/Përkthimi Gazeta Express