Në historinë e mendimit, korrespondenca mes Hannah Arendit dhe Karl Jaspersit është më e gjera mes dy filozofësh të gjinisë së kundërt. Filloi më 1926, kur njëzetvjeçarja Arendt ishte duke studiuar filozofi nën kujdesin e Jaspersit në Universitetin e Heidelbergut. Ishte ndërprerë pas emigrimit të Arendit në ShBA, për t’u rifilluar më 1945 dhe për të vazhduar deri në vdekjen e Jaspersit, më 1969.
Letra e parë
Hannah Arendti për Karl Jaspersin
Heidelberg, 15 korrik 1926
I dashur profesor,
Shpresoj se do të më lejoni të përdor ofertën tuaj për të pranuar pyetjet me shkrim. Disa nga çështjet e fundit që i parashruat në seminarin tonë të fundit që kanë të bëjnë me interpretimet e mundshme filozofike të historisë vazhdojnë të më hutojnë.
Mund ta kuptoj historinë veç nga perspektiva që unë vetë e zotëroj. Vetëdija ime absolute përpiqet të hyjë në komunikim me vetëdijen absolute që shtrihet pas, të themi kështu, veprës që na është lënë trashëgim. Kjo do të thotë se unë përpiqem ta interpretoj historinë, përpiqem të kuptoj çka është shprehur në të, nga perspektiva që unë e kam fituar përmes përvojës sime. Çka jam në gjendje të kuptoj në këtë mënyrë e bëj timen; çka nuk mund të kuptoj e përjashtoj. Nëse e kam kuptuar pikëpamjen tuaj në mënyrë korrekte, atëherë më duhet t’ju pyes:
Si është e mundur, sipas kësaj pikëpamjeje të interpretimit të historisë, të mësojmë diçka të re nga historia? A nuk e bën kjo historinë thjesht një sekuencë ilustrimesh për atë që dua të them dhe për atë që tashmë e di pa dobinë e historisë? Të zhytesh në histori a do të thotë asgjë më shumë se sa të gjesh një burim të bollshëm shembujsh të përshtatshëm?
E juaja me respekt,
Hannah Arendt
Letra e dytë
Heidelberg, 10 tetor 1928
I dashur profesor Jaspers,
Ngase jam e frikësuar dje pasdite ju lashë me përshtypjen se nuk jam plotësisht e vetëdijshme për shkeljet e mia të rigorozitetit shkollor dhe të objektivitetit, ju lutem lejomëni t’ju siguroj edhe njëherë se do të rishikoj, natyrisht, punën time me sa më shumë kujdes që të mundem, pavarësisth se sa kohë do të të marrë kjo gjë.
Sinqerisht e juaja
Hannah Arendt
Letra e tretë
Berlin, Fasanenstr. 57 III
28 janar 1929
I dashur profesro Jaspers,
Është shumë e bezdisshme për mua të detyrohem t’ju kërkoj një referencë para se disertacioni im të jetë në shtyp. Përpjekjet e Frau Taublewrit për të mirën time për fat të keq uk patën sukses. Po ndërkohë e kam takuar një burrë këtu që e njeh mirë njërin prej përkrahësve më të mëdhenj financiar të Akadamisë Hebreje dhe do të më rekomandojë te ky njeri dhe do ta nxisë në kompensim ta mbështesë aplikimin tim në akademi. Duke qenë se njerëzit në akademi janë të stërngarkuar nga kërkesa të tilla, kjo njohja ime mendon se më duhet vetëm dëshmia e kryerjes së shkollës paraprake, por po ashtu edhe konfirmimi se projekti që kam në mendje do të jetë një kontribut domethënës për diturinë. Në bazë të literaturës relevante ekzistuese, të cilën e kam shqyrtuar, perosnalisht ndiej se mund ta pohoj atë gja me ndërgjegje të pastër.
Shpresoj se do ta kuptoni, profesor Jaspers, se nuk do t’ju mërzisja me gjëra të tilla nëse nuk do të më shtrëngonin rrethanat që ta bëj. Ju lutem dërgojani letrën e referencës për Herr Justizrat Pink, Postdam, Markgrafenstr. 12.
Shumë falenderime dhe përshëndetjet më të përzemërta për ju dhe gruan tuaj,
e Juaja sinqerisht, Hannah Arendt
Letra e katërt
24 shkurt 1929
I dashur profesor Jaspers:
Ju lutem të më falni për vonesën që t’ju falenderoj për ndihmëm tuaj bujare. Kisha shpresuar të isha në gjendje t’jua bëja me dije menjëherë se cila ishte përgjigjja për aplikimin tim. Por fatkeqësisht ende nuk më është thënë asnjë fjalë. Shpresoj ta përfundoj punën time në St. Augustine në fillim të prillit. I kam lexuar një numër të kosndierueshëm librash që s’i kisha lexuar më parë, posaçërisht interpretimet e Gjenezës. Kjo më ka ngadalësuar më shumë se sa që kam pritur. Me nderim dhe respekt,
Juaja Hahhan Arendt
Letra e pestë
Neubabelsberg, 13 qershor 1929
I dashur profesor Jaspers,
Ju lutem më flani që po jua dërgoj me kaq vonesë versionin e dytë të rishikuar të disertacionit tim, përkundër të gjitha pritjeve të mia të mëhershme. Benno von Wiese pa dyshim do t’jua ketë thënë arsyen më të rëndësishme të vonesës sime. Jam martuar para katër javësh. Shpresoj se do ta kuptoni pse nuk jua ka bërë me dije vetë më herët, por kompletimi i veprës sime më rëndonte dhe nuk doja t’ju shkruaja për të rejat personale para se t’u dilja zot plotësisht obligimeve të mia shkollore. Shpresoj t’ia kem dalë për kënaqësinë tuaj. Kam bërë ndryshimet më të mëdha në faqet 36-65, 99-110 dhe 119-121. Qëllimi i ndryshimit të parë ishte të bëja një studim të afërt të kujtesës, të cilën e kam përmendur në tekstin tim të parë, por domethënien bazike të të cilës nuk e kam hedhur në letër. Kam siguruar dokumente mbështetëse për pasazhet rreth facere dhe gjendjes fundametalisht aliene të qenies njerëzore në botë (fq. 52f) dhe i kam sqaruar këto pasazhe më tutje. E kam rishkruar seksionin e tretë – përveç ca faqeve që i kam ruajtur – por s’e kam bërë më të gjatë, siç e kisha planifikuar më herët. E kam marrë parasysh këshillën tuaj dhe i futur digresionet historike, të cilat e ndërprisnin tekstin tepër, në shtojcën e seksioneve të veçanta. I kam shikuar edhe njëherë shënimet dhe citatet duke i krahasuar me botimin Maigne dhe një pjesë të madhe me atë të Vjenës të botuar deri më tash. Në rastet e dyshimit ndjek botimin vjenez (me përjashtim të Pjesës II, fusnota 116). Vendosja e shënimeve pas tekstit në kopjen që po jua dërgoj nuk do të thotë se do tëduken kështu edhe në libër. Përkundër, do të dalin në secilën faqe përfund tekstit përkatës. Ndarja e shënimeve këtu ishte bërë për të ndihmuar shtypin.
Fatkeqësisht Akademia Hebreje e ka kthyer mbrapsht aplikimin tim ngase (1) nuk ka fonde të mjaftueshme dhe (2) duket se do të ishte më e përshtatshme për Notgemeinschaft ta mbështesë studimin tim Rahel. Nëse vendos të aplikoj te Notgemeinschafti, do t’ju jem shumë mirënjohëse nëse do të mund ta përdorja përsëri rekomandimin që e keni shkruar për Akademinë Hebreje. Jam shumë e lumtur që kemi marrë lajme për mua nga askush tjetër veçse Benno von Wiese, ngase rreziku i marrjes së informacioneve përmes thashethemeve të qytetit është më i madh në Heidelberg se sa kudo tjetër. Duke qenë se B. v. Wiese është një mik me të cilin takohem ende, do të thotë se keni marrë lajme nga dikush i afërm me mua. Askush tjetër nuk e njeh dhe kupton gjendjen time më mirë se ai.
Me mirënjohje dhe respekt,
Sinqerisht e juaja,
Hannah Arendt-Stern
P.S.: Shpresoj që B. v.Wiese t’ju ketë thënë po ashtu se për shkak të rrethanave të tanishme G. Stern dhe unë ende nuk kemi qenë në gjendje ta legalizojmë martesën. Prindërit e tij dhe të mitë e pranojnë nevojën e kësaj gjendjeje provizore.
/Marrë nga Hannah Arendt-Karl Jaspers – Correspondence, 1926-1969”, Harcourt Brace & Company, 1992
/Përkthimi Gazeta Express
NJOFTIM PËR TË GJITHË KREDITORËT DHE PRONARËT E NDËRMARRJEVE TË VENDOSURA NË PROCESIN E LIKUIDIMIT NGA AGJENCIA KOSOVARE E...