Theodor Ludwig Wiesengrund Adorno (1903–1969), filozof, sociolog, muzikolog dhe kompozitor gjerman. Eksponent i shkollës së Frankfurtit, u shqua për kritikën radikale të shoqërisë dhe kapitalizmit të avancuar.
Adorno për Alban dhe Helen Bergun
Kapri, 12.9.1925
Hôtel des Palmes
12 shtator 25
Shumë i çmuari Herr Berg,
Jam sinqerisht në merak pse s’kam marrë asnjë lajm nga ti. A i ke marrë kartolinat e mia nga Madonna dhe Gjenova1? A mos të kam fyer në ndonjë mënyrë: duke mos e kuptuar koston? A çka mund të jetë tjetër? Mos është sëmurë gruaja jote? A mos të ka mbërthyer astma përsëri? Po ta kërkoj nga thellësia e zemrës të ma kthesh një përgjigje dhe, nëse ke ndonjë gjë kundër meje, të ma thuash në vend se të mbyllesh në vete. Unë vetë jam tejet i prirë të hesht, duke mos mundur të kuptohem plotësisht nga ana jote. Por për këtë arsye unë po ashtu e njoh, më mirë tash se sa që e njihja më parë, rrezikun e kësaj gjëje. Pra, lërmë të përballem me këtë sulm, edhe me rrezikun që jem objektivisht i pakualifikuar për këtë.
A je duke kompozuar? Dhe si ka dalë? Simfoni apo suitë2 dhe kuartet? Apo këngë, pas së gjithash? Sidoqoftë, padyshim do të jetë më korrekte a priori se sa teoria me të cilën, bezdisës siç jam, më shumë të kam ngacmuar dhe e cila duhet të jetë jokorrekte a priori, por në të vërtetë nuk ishte e menduar a priori, por më tepër duke iu referuar një çështjeje aktuale, gjatë kohës kur e përmenda. Dhe prej kohësh e kam ditur se problemi i kthimit kah objektivi ishte çështje bukur më komplekse se sa që kisha treguar kur dola kundër fillimit me objektivin pa ndonjë përkushtim personal, kjo është, kundër Krenekut dhe pjesërisht edhe kundër Eislerit, dhe shpresoj që kjo të jetë bërë e ditur nga eseja e Schönbergut3 (a është botuar ende?). Do të doja ta përsëris këtë me emfazë, meqë po e marr me mend se ti mund të jesh fyer nga qëndrimi im i rreptë – një rreptësi që mund të zbutet plotësisht nga cilado notë e muzikës tënde. Por do ta pranosh se në një situatë ku pikat e orientimit janë zhvendosur kaq shumë si sot, çdo qëllim që shpreson të shpëtojë veten duhet të tejkalojë vazhdimisht limitet që ia ka imponuar dialektika e realitetit, siç përndryshe kaosi përreth do t’i thyejë kufijtë e tij tashmë të pasigurt. Kjo, pavarësisht terminologjisë së përcaktuar metafizike, me gjasë është e gjitha që unë kisha ndërmend ta komunikoja me proklamatën time rreth ‘subjektivizmit’.
Nga ana ime, momentalisht jam duke kërkuar – megjithëse jo pa njëfarë interpretimi falas dhe të paraprirë – një perceptim të pakushtëzuar të realitetit. Bjeshkët do të jenë gjëja e duhur për mua, e kuptova këtë edhe njëherë në Madonna, dhe mendoj se nuk duhet t’ia kem frikën çfarëdo humbjeje të origjinalitetit nëse do të arrij më vonë të ndaj kohën time mes Tirolit Jugor dhe Vjenës. A do të jesh ende i pajtimit? Ma ha mendja se ka shumë të ngjarë të kthehem te ai qytet i veçantë të cilin s’mund ta refuzoj aq shpejt sa e kisha paramenduar, meqë më merakos refuzimi në veçanti – i imi, natyrisht. Ndërkohë Italia, posaçërisht Italia mesdhetare, ka përftuar një pozicion më tepër të shtrembëruar në mesin e kategorive të mia. Një vend ku vullkanet janë institucione dhe batakçinjtë nuk i gjen gjë, është në kundërthënie me shpirtin tim publik, ashtu siç fashizmi është në konflikt me prirjet e mia të pezmatimit. Po sidoqoftë këtu ndihem shumë mirë. Megjithëse nuk ia del të kompozoj, duke qenë se shpërqendrimet e jashtme janë tejet të forta dhe tejet tjetërsuese, ndërsa unë mund ta kaloj gjithë natën duke bërë skica në Madonna, tash po rri shtrirë mes zanzariera4-ve duke e shijuar mbrojtjen nga mushkonjat.
Shija jote demoniake për qytetërimin dhe iluzionin mund të gjejnë mbështetje të gjerë këtu, ngase qytetërimi nuk është askund më i tejdukshëm se sa në Itali dhe më i dendur, megjithëse në një kuptim tjetër, më pozitiv, se sa te ne, ngase e gjithë jeta, e jetuar thua se është në pikën e shkatërrimit, i reziston stabilizimit konstant dhe e pasqyron shndërrimin e vet në iluzion.
Të jem bashkë me miqtë5 e mi është në çdo kuptim të fjalës eksituese dhe e rëndësishme: në aspektin personal kërkon relaksim të plotë, në aspektin faktik të detyron të bësh një revizion të themeleve të vërteta. Përnjëmend, gjatë gjashtë muajve të ndarjes, që të dy jemi zhvilluar në të njëjtin kuptim – një kuptim që mund të të përshtatet edhe ty. Nuk është shok gëzimplotë, që të jemi të qartë. E kaluam pasditen e djeshme duke komentuar shkrimet sportive në B.Z6. dhe ishte e një gjë e këndshme. – Duhet të ta dërgoj një ese nga miku im të cilin identifikohem (Të kam folur njëherë për të) të titulluar ‘Der Künstler in dieser Zeit’7.
Kur është premiera e Wozzeck-ut? Duhet të vij patjetër dhe po kërkoj të më informosh rreth hollësive të rëndësishme në kohën e duhur. Mund të kujdesem për akomodimin e Klein-it8; vetëm më duhet ta di datën. Me gjasë me Herzerberg-un9, Berlin N, Prinzenallee 58. Ose në Dahlem. Por pa asnjë dyshim. – Përpjekja ime Webern10 ende nuk ka dhënë fryte të prekshme.
Tash për tash do të qëndroj këtu, pastaj do të shkojmë në Pompeii dhe Paestum, po ashtu në Napoli edhe njëherë dhe shpresoj të na mbesin ca ditë për të shkuar në Sicili; ngase do të ishte mëkat të vizitojmë Romën kalimthi. Në fillim të tetorit do të jem në Frankfurt dhe mendoj të qëndroj në Amorbach për pak javë me qëllim që të kompozoj aty – duke pandehur se Wozzeck-u s’do të më thërrasë në Berlin.
A e di se ende e kam Alterberg-un11 tënd? Do të ta dërgoj vëllimin sapo të jem në një distrikt postar të sigurt. nga Capri më duket shumë e pasigurt.
Ti, e dashur Frau Helene, nuk duhet të punosh shumë, tash është radha ime të të predikoj kështu. Dhe ti s’do të jesh me temperaturë. Po më parë dil ecësh dhe këndoji: ato këngët e op. 212, ato të op. 1513 dhe ato të nga Zemlinsky nga të cilat ti kam dëgjuar t’i këndosh vetëm ‘wohin gehst du’14. Më duhet të të pyes edhe njëherë, o mjeshtre e konfigurimeve të fshehta, të zgjidhësh problemin e letrës tënde që duket të më ketë ikur.
Me urimet e mia më të përzemërta,
Devotshmërisht juaji
Teddie W.
Shënime:
1) Ftesa e Adornos nga Gjenova duket të mos i ketë shkuar Bergut.
2) Ka gjasë që Bergu të ketë folur me Adornon për planet e tij të hershme – në fund fragmentare – simfonike.
3) Shih Adorno, ‘Schönberg: Serenade, op. 24’, në Pult und Taktstock, 2 (1925), pp. 113–18; GS 18, fq. 324–30.
4) Italisht: rrjetë mushkonjash.
5) Siegfried Kracauer (1889–1966), me të cilin Adorno, duke ardhur nga Dolomitet, ishte takuar në fillim të shtatorit në Gjenovë dhe me të cilin kishte udhëtuar në Italinë jugore.
6) Berliner Zeitung.
7 Eseja e Kracauer-it ‘Der Künstler in dieser Zeit’ (Artisti në kohën tonë) ishte botuar në gazetën Der Morgen (vol. 1, 1925–6, fq. 101–9);
8) Kompozitori Fritz Heinrich Klein (1892–1977)ishte student i Alban Bergut; kishte botuar reduktimet për piano të Wozzeck-ut dhe Chamber Concerto.
9) Do të thotë në apartamentin e degës së Berlinit të Familjes Herzberger. Wlse Herzberger (1877?–1962), mikeshë për kohë të gjatë e prindërve të Adornos jetonte po ashtu në Berlin.
10) I panjohur.
11) Nuk është e ditur cilin vëllim të Peter Altenberg e kishte huazuar Adorno nga Bergu.
12) Shih Alban Berg, Katër këngë për zë dhe piano op. 2, në poezi nga Hebbel dhe Mombert.
13) Shih Arnold Schönberg, 15 Gedichte aus ‘Das Buch der hängenden
Gärten’ von Stefan George op. 15.
14) Citimi është nga këngët e fundit të Maeterlinck – ‘Sie kam zum
Schloss gegangen’ – Gjashtë këngët për zë dhe piano, op. 13 nga Alexander von Zemlinsky.
/Marrë nga ‘Theodor W. Adorno and Alban Berg – Correspondence 1925–1935’, Polity Press, 2005
/Gazeta Express
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...