Episodi i tetë i serialit Rrushe – Gjithçka që ju duhet të dini - Gazeta Express
string(61) "episodi-i-tete-i-serialit-rrushe-gjithcka-qe-ju-duhet-te-dini"

Rozë

Gazeta Express

02/07/2021 17:45

Episodi i tetë i serialit Rrushe – Gjithçka që ju duhet të dini

Rozë

Gazeta Express

02/07/2021 17:45

Të dielen që shkoi u shfaq episodi i tetë i serialit Rrushe, i cili solli shumë momente që do ta definojnë këtë serial në vazhdim.

Më poshtë mund të lexoni se çfarë ndodhi në këtë episod. Seriali Rrushe u rikthye të dielen që shkoi me një tjetër episodë interesante. Pasi që u lirua nga spitali, Mentor Pirulli tenton të rikthehet në punë.

Lexo Edhe:

Në emisionin e tij të parë pas lëndimit, gjërat nuk shkojnë si duhet, sepse Mentori fillon të ngecë gjatë transmetimit direkt. Pjestarët tjerë të familjes Pirulli janë të mbledhur tek varrezat e qytetit, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Arben Ramës, i cili u vra në episodin e dytë të serialit.

E pas varrimit, Vesa takohet me Inspektor Temaj, e cila ka shumë detaje për të zbuluar. Në atë takim, Vesa njofton inspektoren se në takimin e fundit që kishte me Arbenin, ai kishte përmendur Ministër Sinanin, tashmë të vdekur. Seriali Rrushe përsëri rikthehet në të kaluarën, më saktësisht në vitin 1995, ku Lëvizja Qëndresa me në krye Zekë Jahën, duket se po zhvillohen me shpejtësi.

Ky zhvillim i hovshëm sjellë edhe një tjetër moment dramatik. Musë Lahu, i cili kishte shkuar në Zvicër për të tërhequr para, rikthehet maleve të errëta, i ndjekur nga forcat policore serbe. Miku i tij i jetës, Samir Hoti e pret me veturë, por gjërat komplikohen edhe më shumë, kur policia ndalë dy pjestarët e Lëvizjes Qëndresa.

Këto dhe shumë momente tjera interesante, mund të shikohen në episodin e tëtë të serialit Rrushe. Rrushe rikthehet me episodin e nëntë, këtë të diel, në T7 dhe gjirafaVideo, nga ora 20:00, përkatësisht 21:00.

Episodin e tetë të Rrushe mund ta shikoni më poshtë.