Episodi i shtatë i Rrushe vjen këtë të diel – Publikohet promo - Gazeta Express
string(62) "episodi-i-shtate-i-rrushe-vjen-kete-te-diel-publikohet-promo-1"

Instant

Gazeta Express

17/06/2021 18:45

Episodi i shtatë i Rrushe vjen këtë të diel – Publikohet promo

Instant

Gazeta Express

17/06/2021 18:45

Pas një episodi të bukur që u shfaq të dielen e kaluar, seriali Rrushe pritet të vazhdojë rrugëtimin me një episod tjetër, episodin e shtatë, i cili duket mjaft interesant, bazuar në promon që u shfaq në gjirafaVideo.

Episodi i gjashtë u përmbyll me një puthje të ngrohtë mes Vesës e Beratit. Mirëpo, gjërat sa kanë filluar të bëhen më dramatike në serialin më të ri vendor Rrushe. Lëvizja Qëndresa, me në krye Zekë Jahën, ka filluar të zhvillohet. Në episodin e ri, kjo lëvizje kombëtare do të marrë krahë, kur në skenë paraqiten pjestarët e ri, Rexhep Berisha, Faruk Pirulli dhe Bashkim Pirulli. Këta tre, së bashku me Musë Lahun e ardhur nga Gjermania dhe shokun e tij Samir Hotin, do të kujdesen që në rast lufte, populli të jetë i gatshëm.

Ndërkohë, në të tashmen gjërat duket se po përmirësohen. Së paku për Mentor Pirullin, i cili është gati të lirohet nga spitali. Mirëpo, për derisa Mentor Pirulli ka lajme të mira, e njejta nuk vlen për djalin e tij Armendin dhe mikun e pandashëm Arsimin, të cilët do të futen në një sherr të papritur.

Episodin e shtatë të serialit Rrushe mund ta ndiqni këtë të diel, nga ora 20:00 në T7 dhe nga ora 21:00 në gjirafaVideo.

Promon e episodit të shtatë mund ta shikoni më poshtë.