Episodi i parafundit i serialit “Rrushe” – Gjithçka që ju duhet të dini para episodit final - Gazeta Express
string(87) "episodi-i-parafundit-i-serialit-rrushe-gjithcka-qe-ju-duhet-te-dini-para-episodit-final"

Rozë

Gazeta Express

17/09/2021 21:21

Episodi i parafundit i serialit “Rrushe” – Gjithçka që ju duhet të dini para episodit final

Rozë

Gazeta Express

17/09/2021 21:21

Seriali “Rrushe” po përmbyll sezonin. Këtë të diel, nga ora 20:00 në T7 dhe nga ora 21:00 në gjirafaVideo, ju mund të ndiqni finalen e serialit shumë të dashur vendor. Por, para se të vie e diela, të shikojmë se çfarë ndodhi në episodin e 19-të të “Rrushe”.

Episodi i kaluar i “Rrushe” fillon me Berat Hotin e emocionuar. Ai ka kuptuar se kush është përgjegjës për vdekjen e prindërve, dhe ka ardhur pikërisht për të qëruar hesapet. Ballë për ballë Faruk Pirullit, Berati ka dilemë të madhe, ta vrasë njeriun që i shkatërroi jetën, apo jo. Berati, një djalë që nuk e do dhunën, por që jeta e solli në situata të vështira, vendosë të mos e shkrepë revolën. Në tavolinë ai len dy plumba, si simbolikë për nënën dhe babain e vrarë, dhe i thotë Farukut se vetëm njëri i kryen punë.

Lexo Edhe:

Derisa Berati është duke u ballafaquar me Farukun, familja Pirulli kupton se Vesa është larguar nga spitali. Të befasuar dhe në shok ata nuk dijnë si të veprojnë. Berati largohet nga shtëpia e Farukut dhe viziton xhaxhain e tij Sadikun. Gjatë një bisede shumë emocionale, ku Berati shpreh dashurinë për xhaxhin e tij, Sadikun e mposhtë sëmundja dhe vdes në duar të Beratit.

Se gjërat po shkojnë keq për familjen Pirulli kuptohet edhe në skenën mes Agim Pirullit dhe Vehbi Nallakut. I informuar nga Oficer Gashi se Agimi është vrasësi i Zhiletit, Vehbi Nallaku përdorë të gjitha forcat për të mposhtur përfundimisht Agimin, i cili tani nuk ka zgjidhje tjetër përveç të shesë tokat.

E me të dalë nga takimi me Vehbiun, Agimit i vijnë disa njerëz me shpejtësi dhe e rrëmbejnë dhunshëm.

Fundi i episodit na sjellë përsëri në fshatin e Faruk Pirullit. I mërzitur dhe i dëshpëruar, Faruku viziton varrin e vëllaut të tij Bashkimit. Ai kujton kohën se si kishte varrosur vëllaun. Në atë moment vjen Vesa, me të gjitha dëshmitë e marra nga Dinora. Ajo dhe Faruku përballen për të fundit herë. Faruku i tregon se si ishte zënë nga forcat sekrete serbe, si ishte kërcënuar dhe se nuk kishte pasur zgjedhje përveç se të tradhëtojë Lëvizjen Qëndresa. Vesa, e dëshpëruar nga gjyshi i saj, largohet. Rruga e gjatë e malit na tregon Vesën që lëvizë pa emocion, deri kur nga shtëpia e Farukut dëgjohet e shtëna me revole. Vesa fillon të qajë deri në fund të episodit.

Këtë të diel ju pret një tjetër episod e mrekullueshme, për të përmbyllur sezonin fantastik të serialit “Rrushe”. Nga ora 20:00 në T7 dhe nga ora 21:00 në gjirafaVideo, “Rrushe” përmbyllë tregimin.