Epi “Nostalgjia”, projekti interesant i Cricket nga karantina - Gazeta Express

Epi “Nostalgjia”, projekti interesant i Cricket nga karantina

Rozë

Gazeta Express

08/06/2020 21:42

Producenti i njohur kosovar Cricket ka paralajmëruar me anë të një postimi në rrjetet sociale se është gati për të sjell një projekt me disa këngë të cilin e ka quajtur “Nostalgjia”

Karantina është kohë ideale për artistët që të reflektojnë dhe të sjellin projekte interesante për fansat dhe publikun e tyre.

Pikërisht për këtë kohë duket se artisti kosovar Cricket ka përpunuar një seri të këngëve të vjetra kosovare për t’a sjellë një kompilim të këtyre këngëve me një titull që ai e ka titulluar “Nostalgjia”.

“Se shpejti EP jem i pare “NOSTALGJI”. N’karantin perveq muzikes s’kem pas qka me bo veq se me e bo ni EP. Gjdo jave ka me u publiku ka ni projekt. Falenderit”, ka shkruar ndër të tjera Cricket, emri i vërtetë i të cilit është Donat Prelvukaj.

Producenti kosovar ka qenë aktiv edhe gjatë pandemisë ku në bashkëpunim me Dafina Zeqirin kishte realizuar edhe dy këngë, këngën “A je pendu” që ka më shumë se shtatë milionë klikime në youtube dhe projektin tjetër “Një herë në jetë” që ka kalu më shumë se 16 milionë klikime po në platformën youtube. /GazetaExpress/