Enzo Fernandez i thotë “po” Real Madridit - Gazeta Express
string(39) "enzo-fernandez-i-thote-po-real-madridit"

Sport

Gazeta Express

22/07/2025 17:46

Enzo Fernandez i thotë “po” Real Madridit

Sport

Gazeta Express

22/07/2025 17:46

Enzo Fernández i ka dhënë dritën jeshile transferimit te Real Madridi, dhe tani “topi është në fushën” e Chelseat, raporton “Fichajes”.

Mesfushori argjentinas është i gatshëm të lërë Londrën për Madridin këtë verë, i tunduar nga projekti i Xabi Alonsos, i cili e sheh atë si thelbësor për përforcimin e një zone të mesfushës ku do të ‘bashkëjetonte’ me emra si Jude Bellingham, Federico Valverde dhe Aurélien Tchouaméni.

Pengesa kryesore për “Los Blancos” do të jetë negociata me Chelsean, që nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga një prej kapitenëve të skuadrës.

Bordi i Real Madridit tashmë është duke punuar për një ofertë që do të arrijë në rreth 150 milionë euro – një shumë që synon të bindë “Blutë” dhe që do të financohet pjesërisht përmes largimeve të disa lojtarëve.

Ndër lojtarët që mund të largohen këtë verë janë Rodrygo Goes, Eduardo Camavinga dhe Fran García – të cilët mund ta lehtësojnë operacionin si në aspektin financiar, ashtu edhe në atë të balancës së skuadrës.

Enzo Fernández, i cili kishte qenë tashmë në radarët e Madridit që kur shkëlqeu te River Plate, tani është kthyer në një obsesion për Xabi Alonson, që kërkon t’i japë mesfushës një karakter më krijues dhe dinamik.

Për më tepër, paraqitjet e tij të shkëlqyera me Chelsean – ku fitoi tituj si Conference League dhe Kupën e Botës për Klube – si dhe me kombëtaren argjentinase, e kanë konsoliduar si një nga mesfushorët më të mirë në botë.

Alonso e sheh atë si partnerin ideal për Tchouaménin në një dyshe të mesfushës që do t’i jepte më shumë liri kreative lojtarëve si Arda Güler apo Jude Bellingham pas rikthimit nga dëmtimi. Qëllimi është ndërtimi i një mesfushe që ka aftësinë të diktojë ritmin e lojës në çdo situatë.

Tani, gjithçka varet nga ajo që do të vendosë Chelsea: nëse do ta pranojë ofertën aktuale apo do të kërkojë që Real Madridi ta rrisë edhe më shumë./GazetaExpress/