Me rastin e 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe deputet i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka shprehur urimet dhe mirënjohjen për aleatin më të ngushtë të Kosovës, SHBA-në.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxhaj theksoi lidhjen e veçantë ndërmjet dy popujve duke thënë:
“Urime Dita e Pavarësisë aleatit tonë më të rëndësishëm në botë – Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mirënjohja dhe dashuria e popullit të Kosovës për ShBA-në nuk do të shuhet asnjëherë. 🇺🇸🇽🇰”