Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sonte takime dhe tubime madhështore në Klinë dhe në Mleqan të Malishevës, ku është dëshmuar edhe një herë përkrahja e fuqishme e qytetarëve për vizionin dhe programin e tij për një Kosovë më të mirë.
Në një mesazh të publikuar pas takimeve, Hoxhaj falënderoi qytetarët për mikpritjen dhe për besimin e dhënë, duke theksuar rëndësinë e bashkimit për të ardhmen e vendit.
“Në Klinë dhe në Mleqan të Malishevës, edhe sonte u dëshmua përkrahja e madhe dhe e pakusht që qytetarët po i japin vizionit dhe programit tonë për një Kosovë më të mirë! Përpara, së bashku për fitore!”, deklaroi Hoxhaj.
Tubimet në këto dy lokalitete janë pjesë e agjendës së tij intensive elektorale, me synimin për të forcuar përkrahjen në gjithë vendin për Partinë Demokratike të Kosovës.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...