Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vazhduar fushatën zgjedhore me mesazhe të fuqishme për mbështetësit e PDK-së, duke shprehur bindjen e tij për një fitore të madhe më 9 shkurt.
“Fitorja e PDK-së fillon në Mitrovicë dhe përmbyllet në Opojë të Dragashit!”, shkroi Hoxhaj, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së qytetarëve në të gjitha komunat e Kosovës për ta bërë realitet këtë fitore.
Ai rikujtoi se PDK me numrin 131 është forca që garanton zhvillimin e vendit, ndërsa kandidatura e tij me numrin 4 është angazhim për një Kosovë më të fortë dhe më të sigurt.
Fushata e PDK-së po zhvillohet me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve nëpër gjithë Kosovën, duke e dëshmuar përkushtimin për një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme për vendin.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...