Enver Hasani publikon librin e ri “Mbi kushtetutën dhe shtetin” - Gazeta Express
string(61) "enver-hasani-publikon-librin-e-ri-mbi-kushtetuten-dhe-shtetin"

Lajme

Gazeta Express

09/02/2026 17:46

Enver Hasani publikon librin e ri “Mbi kushtetutën dhe shtetin”

Lajme

Gazeta Express

09/02/2026 17:46

Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare Enver Hasani ka njoftuar se e ka publikuar librin e ri “Mbi kushtetutën dhe shtetin”.

“Ky libër është rezultat i një pune pesëvjeçare dhe përmban tetë kapituj të pasur me literaturë burimore në anglisht, frëngjisht, serbisht, italisht dhe turqisht. Ai eksploron konceptet themelore të kushtetutës dhe shtetit, duke sjellë në pah dimensione të pashkruara dhe të pathëna në diskursin akademik dhe praktik”, ka shkruar Hasani i cili ka qenë edhe kryetar i Gjykatës Kushtetuese për dy mandate.

Të dashur miq,

Jam i lumtur t’ju njoftoj se libri im më i ri, “Mbi kushtetutën dhe shtetin”, sapo ka dalë nga shtypi!

Ky libër është rezultat i një pune pesëvjeçare dhe përmban tetë kapituj të pasur me literaturë burimore në anglisht, frëngjisht, serbisht, italisht dhe turqisht. Ai eksploron konceptet themelore të kushtetutës dhe shtetit, duke sjellë në pah dimensione të pashkruara dhe të pathëna në diskursin akademik dhe praktik.

Libri është një udhëzues i vlefshëm jo vetëm për juristët, politologët dhe praktikuesit e të drejtës kushtetuese dhe parlamentare, por edhe për çdo lexues të etur për të kuptuar më thellë funksionimin e shtetit dhe rëndësinë e Kushtetutës.

Në shitje ekskluzivisht në librarinë ARTINI, Prishtinë.

Merrni një kopje dhe zhyteni në një udhëtim të pasur njohurish!

Lexim të këndshëm!

Advertisement
Advertisement
Advertisement