Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, i ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në T7, ka thënë se presidenti Thaçi, ka shkelur kushtetutën në momentin kur ka marrë pjesë në emërimin e shefit të AKI’së.
“Presidenti e ka shkelur kushtetutën sepse ka marrë pjesë në emërimin e një drejtori të një organi që bën pjesë në emërimet e larta, ndërkohë që legjitimiteti i tjetrit organ (qeverisë) ka qenë i kontestuar”, është shprehur Hasani.
Sipas tij, emërimi i shefit të AKI’së nuk duhej të ndodhte në këtë moment krize.
“Emërimi i shefit të AKI’së nuk është përditshmëri sepse kushtetuta e thotë sepse pikërisht shefi i AKI’së, shërben si këshilltar i presidentit dhe kryeministrit të shtetit”, ka thënë Hasani.
Tutje, Hasani tha se nuk do të preferonte sikur kjo çështje të shkonte në Gjykatën Kushtetuese.
“Unë mendoj se nuk duhet me shku në drejtim të Gjykatës Kushtetuese. Unë besoj se qeveria do të formohet shumë shpejt dhe vet qeveria mund ta vlerësojë këtë rast”, ka shtuar Hasani.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...