Enver Hasani: Marrëveshja shkel kushtetutën në çdo dispozitë - Gazeta Express
string(59) "enver-hasani-marreveshja-shkel-kushtetuten-ne-cdo-dispozite"

Enver Hasani: Marrëveshja shkel kushtetutën në çdo dispozitë

Gazeta Express

21/03/2023 0:05

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë dakordimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, në Ohër, është jashtë rendit kushtetues të Kosovës.

Duke komentuar marrëveshjen e panënshkruar, Hasani ka thënë se marrëveshja shkel kushtetutën e vendit në çdo dispozitë.

Lexo Edhe:

“Sot ajo marrëveshje është jashtë rendit ekzistues kushtetues. Në cdo dispozitë”, ka thënë prerazi në KTV Hasani, transmeton Gazeta Express.

Hasani ia ka tërhequr vërejtjen përfaqësuesve institucionalë se qeveria nuk krijon politikat e jashtme, por i propozon ato, duke u bazuar në bazë të përcaktimeve kushtetuese.

“Këto lloje të marrëveshjeve, me rregull duhet me marrë mandat prej Kuvendit ose me bo rezerën kur të shkosh me negoiciu, sepse me Kushtetutë qeveria propozon dhe zbaton politikën e jashtme. Nuk krijon. Atë e ka kriju Kushtetuta”, ka thënë Hasani.

“Guxim është me respektu Kushtetutën deri në fund”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq, Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka deklaruar sot se marrëveshja e arritur në Ohër konsiderohet si pjesë përbërëse e rrugës evropiane për Kosovën dhe Serbinë.

Ai ka potencuar se do ta shohin nga afër zbatimin e marrëveshjes, për të cilën janë pajtuar Kosova dhe Serbia.

“Kishim diskutime të gjata, dhe më në fund kemi një marrëveshje, e cila do të konsiderohet si pjesë integrale e rrugës evropiane për të dyja vendet. BE-ja do të jetë pjesë e kapitujve të negociatave me Serbinë, kapitulli 35, dhe do të përfshihet në dokumentet e normalizimit dhe kërkesat për Kosovën”, ka thënë Borrell. /GazetaExpress