Enver Hasani: Kurti anti-amerikanizmin e ka bindje, e ka fshehur për ta ruajtur votën - Gazeta Express
string(83) "enver-hasani-kurti-anti-amerikanizmin-e-ka-bindje-e-ka-fshehur-per-ta-ruajtur-voten"

Lajme

Gazeta Express

27/09/2025 23:40

Enver Hasani: Kurti anti-amerikanizmin e ka bindje, e ka fshehur për ta ruajtur votën

Lajme

Gazeta Express

27/09/2025 23:40

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në një intervistë në emisionin e Betimi për Drejtësi, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka bindje anti-amerikanizmin.

Në emisionin “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova”, Hasani tha Kurti është anti-imperialist i ekstremit të majtë.

“Sa i përket profilit psikologjik dhe ideologjik, do të thotë Albin Kurtin  unë e kam përcjellë një kohë, kam pasë edhe muhabet të afërt, do të thosha për disa vite dhe e kam lexu, e kam përcjell dhe z. Kurti është anti-imperialist i ekstremit të majtë, me kuptim mbi të gjitha anti-amerikanizmin, pra e ka bindje”, shprehet Hasani.

“Do të thotë ai dhe një rreth i caktum i njerëzve që i njoh, literatura që e lexojnë, diskursin që kane zhvillu dhe e zhvillojnë është do  të thotë… se antiimperializmi ka lloj-lloj rrymash ideologjike,  është  ajo fryma e Seattle, siç quhet”, thotë Hasani.

Sipas tij, Kurti bindjet e veta i ka fshehur me qëllim që t’i ruajë votat.

“Por ky i takon rrymës së ekstremit të majtë që ndryshon sepse ajo është bindje dhe ai këtë vazhdon ta fshehë dhe e ka fshehur prej kohës kur vjen në pushtet, duke e ditur sentimentin e përgjithshëm të popullit të Kosovës me qëllim ta ruajë votën. Politikisht kjo është jashtëzakonisht legjitime dhe deri ku të shkon – ecën, vazhdon dhe një moment e kupton që megjithatë edhe ideologjia i ka kufijtë e vetë”, përfundoi Hasani.

Më 12 shtator, Ambasada e SHBA-së në Kosovë, njoftoi për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të kryeministrit Albin Kurti.