Enver Dugolli intervistohet nga Prokuroria Speciale për nxitje të urrejtjes - Gazeta Express
string(75) "enver-dugolli-intervistohet-nga-prokuroria-speciale-per-nxitje-te-urrejtjes"

Lajme

Gazeta Express

30/09/2025 13:14

Enver Dugolli intervistohet nga Prokuroria Speciale për nxitje të urrejtjes

Lajme

Gazeta Express

30/09/2025 13:14

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka njoftuar sot përmes një deklarate publike se është intervistuar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës në cilësinë e të paditurit për nxitje të urrejtjes.

Padi kundër tij është ngritur nga pjesëtari i Policisë së Kosovës, Shpend Istogu, i biri i Ajet Istogut.

Dugolli thotë se gjatë viteve ’80 ka qenë viktimë e dhunës fizike, psikike dhe emocionale nga Ajet Istogu dhe se kjo dhunë ka lënë pasoja edhe në shëndetin e tij.

“Padia është ngritur nga një pjesëtar i Policisë së Kosovës, Shpend Istogu, djali i ish-oficerit famëkeq të UDB-së, Ajet Istogu, i njohur për torturat e rënda ndaj të rinjve, intelektualëve dhe punëtorëve shqiptarë gjatë viteve ’80”, ka shkruar Dugolli, i cili thotë se është i gatshëm të përballet ballëhapur me drejtësinë, duke qenë “i qetë dhe i bindur në të drejtën e tij”.