Enis Bajrami në një lidhje direkte në “Kosova Live” të T7 ka akuzuar Rasim Demirin se ka futur në listën për deputetë pa dëshirën e tij.
“E vërteta është që unë se kam dhënë asnjë pëlqim dhe asnjë nënshkrim për të qenë pjesë e partisë. Rasim Demiri e ka bërë falsifikimin e nënshkrimit tem, në atë vakt s’kam qenë prezent aty, kam qenë në Gjermani, i kam argumentet”, tha Bajrami.
Ai tha se s’ka qenë pjesë e asnjë partie.
“Më ka thirrë 5-7 herë në telefon, më ka bërë kërcënime, se unë shkollën e kam kry për stomatolog në Serbi edhe për shkak të politikës s’kam mujt me punu në Kosovë.”
“Ai më tha që më ka futu në listë edhe më tha ‘mos ta nin se vec emri yt ka me qenë aty’, unë i thashë hajt kam mi pasë 50-100 vota nashta edhe nuk cohet peshë, dhe kur e kam pa që i kam 500 vota unë thashë që duhet me i falënderu njerëzit dhe me iu thënë që është puna e mashtrimit”, tha ai.
